BE: Vizat, të luftohet korrupsioni i nivelit të lartë
Autori: Gazeta inFokus 08:40 | 25 January 2019
Zyrtarë të Bashkimit Evropian në Prishtinë i kanë thënë gazetës “Zëri” se është e rëndësishme që autoritetet e Kosovës të vazhdojnë me vrull punën e tyre në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar dhe të korrupsionit të nivelit të lartë. Sipas tyre, progresi i përgjithshëm mbi sundimin e ligjit do të kontribuojë në përmirësimin e perspektivave të një vendimi përfundimtar pozitiv për liberalizimin e vizave.
Drejtues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë pranojnë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, mirëpo deri në lëvizjen e lirë të qytetarëve në Zonën Schengen nevojitet ende kohë.
“Duke u bazuar në ecurinë e institucioneve të Kosovës, Komisioni Evropian konsideron se Kosova i ka përmbushur të gjitha parimet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. Prandaj, më 18 korrik 2018, Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për Kosovën. Tani është në Këshillin e BE-së, një institucion i BE-së i përbërë nga përfaqësues të të gjitha vendeve anëtare të BE-së, për të vendosur mbi propozimin e komisioneve. Procesi i vendimmarrjes është në vazhdim dhe ende do të marrë kohë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së për gazetën “Zëri”.
Sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian në Prishtinë, deri sa të merret vendimi përfundimtar për vizat institucionet e Kosovës duhet ta vazhdojnë me vrull punën në luftën kundër krimit të organizuar dhe të korrupsionit të nivelit të lartë.
“Para se të merret një vendim përfundimtar është e rëndësishme që autoritetet e Kosovës të vazhdojnë me vrull punën e tyre në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar dhe të korrupsionit në nivel të lartë. Progresi i përgjithshëm mbi sundimin e ligjit do të kontribuojë në përmirësimin e perspektivave të një vendimi përfundimtar pozitiv për liberalizimin e vizave”, thuhet më tej në përgjigjen e tyre.
Të tjera
-
Dështon mbledhja e KQZ’së, shkak mungesa e kuorumit
Ka dështuar mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkak të mungesës...
-
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës arrin 4 milionë udhëtarë, e quan arritje historike
Të premten në Terminalin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashar...
-
Policia me detaje të reja për valixhen e dyshimtë në Ferizaj
Sot gjatë ditës në Ferizaj është raportuar për një valixhe të dyshimtë në rru...
-
Mbyllet Qendra e Mjekësisë Familjare në Dardani të Ferizajt, shkak mungesa e rrymës
Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Dardani të Ferizajt, të enjten është ...
-
Çfarë dihet për rrëzimin e avionit në Kazakistan që vrạu 38 nga 67 personat në bord
Një avion i linjës së Azerbajxhanit është rrëzuar në Kazakistan duke vrarë 38...
-
Valixhe e dyshimtë në afërsi të një banese ndërtimi në Ferizaj, policia jep detaje
Sot gjatë ditës në Ferizaj është raportuar për një valixhe të dyshimtë në rru...
-
BQK: Kosovarët morën 768.9 milionë euro më shumë kredi sesa vitin e kaluar
Banka Qendrore e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media, ku ka rikapitul...
-
Ushtarët e KFOR-it kryejnë trajnime për kontrollin e trazirave të turmave në Kosovë
Ushtarët letonezë të misionit të KFOR-it në Kosovë kanë përfunduar trajnimin ...
-
Mbyllet institucioni paralel serb në Mitrovicë të Veriut
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se sot është mbyllur një...
-
“Qeveri e idhnakëve”: Jasharaj i SBAShK thotë se formularin për heqje dorë nga shtesat, Murati do ta aplikojë edhe ndaj sektorit publik
Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK ka folur për vendimin e Qeverisë që t’i ja...
-
“Espresso me Bedri Hamzën”: Hamza i tregon një mësimdhënëseje se do t’i rritet paga për 50%
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, sot...
-
Policia e Kosovës bastisë një objekt të uzurpuar nga institucionet paralele të Serbisë
Policia e Kosovës ka bastisur mëngjesin e sotë, objektet në të cilat po vepro...