BE synon të ndalojë produktet që janë rezultat i punës së detyrueshme
Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 14 September 2022
Bashkimi Evropian planifikon të ndalojë produktet që janë rezultat i punës së detyrueshme.
Blloku evropian mëton t’i japë fund kësaj forme të skllavërisë moderne, që sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, prek më shumë se 27 milionë njerëz në botë.
Komisioni Evropian, i cili propozon ligjet e BE-së, ka thënë se kjo politikë nënkupton që blloku evropian duhet të largojë nga tregu të gjitha produktet që janë rezultat i punës së detyrueshme.
Sipas komisionit këto produkte, as nuk do të mund të prodhohen në BE, dhe as të dërgohen brenda tij.
“Synimi ynë është që të eliminojmë të gjitha produktet e prodhuara si rezultat i punës së detyrueshme në tregun e BE-së, pavarësisht se ku janë prodhuar. Ndalesa do të vlejë për produktet e brendshme, eksportet dhe importet”, ka thënë nënkryetari ekzekutiv i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis.
BE-ja e definon punën e detyrueshme si situatë kur një person detyrohet të punojë duke iu nënshtruar dhunës apo frikësimit, apo nëse kërcënohet me denoncim te autoritetet për imigrim.
Blloku evropian planifikon që të krijojë një databazë me informacione për produkte dhe praktika specifike.
Autoritetet evropiane më pas do të emërojnë një autoritet për të zbatuar këto rregulla.
Organizata Ndërkombëtare për Punë ka vlerësuar që më 2021, rreth 27.6 milionë njerëz i janë nënshtruar punës së detyrueshme, duke përfshirë 3.3 milionë fëmijë.
Sektorët e tekstilit dhe bujqësisë besohet se janë më të prekurit nga një praktikë e tillë./rel
Të tjera
-
Arrestohet 20 vjeçari për vjedhje të rëndë në Ferizaj
Një 20-vjeçar është arrestuar për një rast të vjedhjes së rëndë që ndodhi në ...
-
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve ishte kryesisht meritor, probleme pati në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Apelit
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me përkrahje të Byrosë së Narkotikëve ...
-
Shqyrtimi i aplikimeve të votuesve jashtë Kosovës do të vazhdojë edhe sot
Periudha 120 ditore për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës ka përfund...
-
Konfirmohet rasti i parë me Linë e Majmunëve në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës ka bërë të ditur se g...
-
Aeroporti i Prishtinës sot feston arritjen e 4 milionë udhëtarëve
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” sot do të festojë arritjen...
-
Moti sot i vranët, minimalja deri në -3 gradë Celsius
Sot në Kosovë pritet të mbizotërojë mot kryesisht i vranët. Sipas Institut...
-
Problemet me energji, Rizvanolli takon sot përfaqësues nga KOSTT e KEDS
Ditëve të fundit Kosova është përballur me probleme të furnizimit me energji ...
-
E rëndë: 14 vjeçari plagos babanë e të dashurës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik, ku një 14-vjeçar ka sulmuar me thi...
-
Haxhiu për Kurtin: Ne ia kemi lënë Kosovën me drita, ndërsa ky sot e ka kthyer në terr
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, fajëson Qeverinë Kurti për problemet me ener...
-
Shqyrtimi i aplikimeve të votuesve jashtë Kosovës do të vazhdojë edhe sot
Periudha 120 ditore për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës ka përfunduar ...
-
Lehtësohet gjendja, s’ka pritje në pikëkalimet kufitare
Është lehtësuar gjendja në pikëkalimet kufitare pas fluksit së ditëve të fund...
-
“Kemi fëmijë, pleq” – Banorët e fshatit Bresje ankohen për mungesën e rrymës që 12 orë – kërkojnë zgjidhje
Reduktimet e mëdha të energjisë elektrike në Kosovë kanë shqetësuar banorët, ...