BE paralajmëron për rënie të solidaritetit për refugjatët ukrainas

Autori: Gazeta inFokus
15:11 | 06 June 2023
Pavarësisht pritjes së ngrohtë që u është dhënë miliona refugjatëve nga Ukraina në Bashkimin Evropian që nga nisja e pushtimit rus, zyrtarët e BE-së thanë se ka frikë se kjo mbështetje mund të zbehet për shkak të ngadalësimit ekonomik, që veçmas prek familjet e varfra, dhe për shkak të ndikimit të propagandës ruse.
Komisionarja për Çështje të Brendshme e BE-së, Ylva Johansson, theksoi se mbështetja për 4 milionë refugjatë ukrainas është e qëndrueshme, por ajo shtoi se në një raport të posaçëm, “ajo që ne e quajmë ‘lodhje e solidaritetit’ ka nisur të shfaqet në disa shtete anëtare”.
“Kriza e kostos së jetesës ka nisur të prekë familjet me të ardhura mesatare dhe të ulëta në shoqëritë që kanë pranuar refugjatët, ku propagada ruse mund të jetë më e suksesshme”, tha në raport këshilltari i BE-së për Ukrainën, Lodewijk Asscher.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka “interes të madh që të ndikojë në opinionin publik lidhur me personat që janë larguar nga Ukraina. Diskursi për refugjatët mund të përdoret si armë për të krijuar ndarje brenda BE-së”, tha Asscher, duke shtuar se disa prej 27 shteteve anëtare të BE-së veçse po raportojnë për më shumë fushata dezinformuese për këtë çështje.
Për dallim nga hezitimi për të pranuar migrantët nga Mesdheu dhe zonat e luftës në Afrikë dhe Azi, refugjatët ukrainas janë mirëpritur në bllok që kur Rusia në shkurt të vitit të kaluar nisi luftën kundër Ukrainës, duke detyruar miliona persona të largohen në shtetet fqinje, sikurse Polonia, Sllovakia, Rumania dhe shtetet e tjera.
Komisionarja Johansson tha se kjo ishte lëvizja më e madhe e refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Në BE aplikohet direktiva për mbrojtje të përkohshme që mundëson që ukrianasit të strehohen dhe të marrin ndihmë tjetër. /REL/

Të tjera
-
Deputeti shqiptar në Kantonin e Bernit: Limaj i jep fund politikës nëse NISMA voton qeverinë Kurti
Korab Rashiti, deputet në kantonin e Bernit, ka komentuar situatën politike n...
-
Osmani kujton Mạsạkrën në Poklek e Çikatovë: Kujtesë që nuk shuhet, plagë që nuk mbyllet pa drejtësi
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka përkujtuar Masakrën në Poklek e Çika...
-
Muharremi tregon votat që kanë marrë deputetët e minoriteteve: Kosovës i duhet një qeveri stabile
Analisti, Shenoll Muharremi ka bërë me dije se Kosovës i duhet një qeveria st...
-
Seanca ndaj tre serbëve të dyshuar për sulmin në Banjskë, Prokuroria prezanton video të planifikimeve për sulme
Në Gjykatën Themelore e Prishtinës, Departamenti Special sot ka nisur shqyrti...
-
Rasti “Banjska”/ Hetuesi detyrohet të largohet nga seanca
Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, të akuzuar për sulm...
-
Sulmi në Banjskë, tre të akuzuarit deklarohen të pafajshëm
Vlladimir Tolliqi, Bllagoje Spasojeviqi dhe Dushan Maksimoviqi janë deklaruar...
-
Nis seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë më 17 prill ka nisur seanca e parë për ras...
-
Tahiri: Qeverinë e re duhet ta formojë opozita
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka bërë me dije se qeverin...
-
E raporton të dashurin në polici: Më detyroi të marrë kredi
Një femër nga Prishtina e ka raportuar në polici të dashurin e saj me të cili...
-
Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Poklekut e të Çikatovës: Heshtja e drejtësisë mbetet një plagë e hapur
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të vrarët e Masakrës së Poklekut ...
-
IKD: Pa një dorëheqje të qartë, Qeveria Kurti mbetet funksionale, por e kufizuar
Melos Kolshi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se d...
-
Qytetari gjenë kuletën me para e dokumente në Han të Elezit, e dorëzon në stacion policor
Një qytetar nga Hani i Elezit raportohet të ketë gjetur një portofol me dokum...