BE: Nuk ka vend për ta mohuar apo nënvlerësuar Masakrën e Reçakut

Autori: Gazeta inFokus
14:34 | 10 December 2021
Zëdhënësi i përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se Masakra e Reçakut nuk mund të mohohet, dhe as nuk duhet të modifikohet ajo që ndodhi në këtë fshat të Kosovës më 1999.
Këto komente ai i bëri pasi ministri i Brendshëm i Serbisë, Alleksandar Vullin e quajti “gënjeshtër të madhe dhe një falsifikim i tmerrshëm” vrasjen e civilëve shqiptarë në Reçak.
“Ajo që ndodhi në Reçak të Kosovës dhe mizoritë e kryera atje në janar të vitit 1999 janë të dokumentuara mirë”, tha Stano për Radion Evropa e Lirë.
Të premten, më 10 dhjetor, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Alleksandar Vullin, vizitoi ekipin e një projekti filmik që po punon në realizimin e një serie të dokumentareve, që sipas autorëve ka për qëllim të dokumentojë të vërtetën e kësaj ngjarjeje që mohohet nga zyrtarët në Serbi.
“Agresioni i NATO-s filloi pas një gënjeshtre të tmerrshme për Reçakun. Në atë kohë, ne nuk ishim as të aftë e as të zgjuar për t’i treguar të gjithë botës se çfarë gënjeshtre e tmerrshme ishte”, citohet të ketë thënë Vulin gjatë vizitës.
Duke komentuar qëndrimin e zyrtarëve në Serbi, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se mohimi apo modifikimi i Masakrës së Reçakut ku u vranë 45 civilë shqiptarë, është në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Evropian dhe projektin e integrimit të Ballkanit Perëndimor.
“E ritheksojmë se nuk ka vend për të mohuar apo nënvlerësuar atë që ndodhi në Reçak”, tha Stano.
Stano shtoi se BE-ja u bën thirrje autoriteteve në të gjithë rajonin që të punojnë për një vlerësim të sinqertë dhe të vërtetë të së kaluarës, pasi sipas tij, rajoni ka nevojë për pajtim, stabilitet dhe normalizim të marrëdhënieve.
Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe në Kosovë vranë 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak në Komunën e Shtimes.
Krimet e kryera në këtë fshat i kishte dokumentuar kreu i atëhershëm i misionit vëzhgues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, William Walker.
Ngjarja e Reçakut u pasua nga bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë si dhe në Serbi.
Vullin ka mohuar disa herë në të kaluarën Masakrën e Reçakut, duke e quajtur këtë masakër si një “krim të fabrikuar”./ REL

Të tjera
-
PDK flet para takimit me Kurtin – ja çfarë do të diskutohet
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti sot nga ora 16:00 do të presë në takim ...
-
Policia “blindon” Graçanicën për shkak të Vidovdanit – s’lejohet kalimi i veturave nëpër qendër – e pranishme edhe Njësia Speciale
Që nga mëngjesi, në oborrin e manastirit të Graçanicës janë mbledhur dhjetëra...
-
Votimi “tinëzar”, Gruda citon Gjykatën: Kryesuesi i seancës s’ka autorizim me ndërru rendin e ditës
Deputeti i betuar i PDK-së, Përparim Gruda në një konferencë të thirrur për m...
-
PDK sqaron Aktgjykimin e Kushtetueses: Partia e parë s’ka të drejtë të bllokojë procesin
Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë për media, rreth sqarimit ...
-
Arrestohet një serb në festën e Vidovdanit, nuk iu bind urdhërave të Policisë
Është arrestuar një serb në Gazimestan. A nuk i është binur urdhërave të P...
-
Serbët nisin kremtimet e Vidovdanit
Grupe serbësh janë drejtuar për në Graçanicë për të nisur festimet e atij që ...
-
‘‘Kosova mbetet ndër vendet më të ndotura në Ballkan’’ – Kur ajri kushton…
Termocentralet në Obiliq vazhdojnë të tejkalojnë kufijtë e lejuar të ndotjes ...
-
“The Telegraph”, rendit bregdetin shqiptar në 10-shen më të mirë në Europë
Gazeta e përditshme britanike “Telegraph” e ka renditur bregdetin shqipta...
-
Situata e zja*rreve në Shqipëri – këto zona konsiderohen me nivel rreziku të lartë
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se përgjatë 24 orëve t...
-
Fillon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 28 qershor ka filluar periud...
-
Mot ‘përvëlues’ në Evropë, temperaturat kalojnë 40 gradë Celsisus në disa vende
Ndërsa temperaturat e verës vazhdojnë të rriten në të gjithë Evropën, zjarre ...
-
Ambasadorja Ziv: Kryeministri Kurti udhëheqësi i parë ballkanik që dha mbështetje për sul*met ndaj Iranit, e vlerësojmë
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka deklaruar se situata e siguri...