BE ndërmerr masa për sigurinë kibernetike

Autori: Gazeta inFokus
10:45 | 07 March 2024
Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare të BE-së arritën një marrëveshje për të forcuar sigurinë kibernetike në Bashkimin Evropian.
Marrëveshja siguron që vendet e BE-së të jenë më të afta të përgatiten, parandalojnë, përgjigjen dhe rikuperohen nga kërcënimet ose incidentet kibernetike në shkallë të gjerë”, thuhet në një deklaratë që shpall marrëveshjen.
Belgjika kryesoi bisedimet si mbajtësja aktuale e presidencës së rradhës të BE. Sekretari belg i Shtetit për Çështjet Dixhitale Mathieu Michel tha se marrëveshja vendos “piketa të reja për qëndrueshmërinë kibernetike të Evropës”.
Sipas rregulloreve të reja, rrjetet e energjisë, fabrikat, aeroportet dhe spitalet duhet të përgatiten më mirë për kërcënimet e sigurisë kibernetike, si sulmet e hakerëve.
Një pjesë kryesore e paketës është një sistem alarmi i përbërë nga qendra informacioni kombëtare dhe ndërkufitare në BE. Këto qendra kanë për detyrë zbulimin dhe marrjen e masave kundër kërcënimeve kibernetike.
Ideja është të rritet efikasiteti dhe të forcohen rrjetet ekzistuese të sigurisë kibernetike për t’u përgjigjur më shpejt dhe në mënyrë proaktive.
Një tjetër shtesë është një sistem evropian certifikimi për shërbimet e sigurisë. Qëllimi është të sigurohet besimi tek ofruesit e shërbimeve të sigurisë kibernetike.
Kompanitë private duhet gjithashtu të krijojnë një shërbim reagimi emergjent për të ndërhyrë me kërkesë të një vendi ose institucioni të BE-së në rast të një incidenti të sigurisë kibernetike në shkallë të gjerë.

Të tjera
-
“Shtetasi” gjerman që kandidoi në listën e Kurtit flet për zgjedhjet në Gjermani
Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Gacaferri, ka folur sonte...
-
OSBE reagon pas mbylljes së qendrave për punë sociale në Veri që udhëhiqeshin nga Beogradi
Policia e Kosovës i ka mbyllur të premten objektet e Qendrës për punë sociale...
-
Zhvillimet nga zgjedhjet në Gjermani, ambasadori Rohde pret miq e kolegë në rezidencën e tij
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka organizuar në rezidencën e ...
-
Scholz thotë se nuk do ta pranojë kurrë AfD-në
Kancelari Olaf Scholz u ka thënë mbështetësve të tij në Berlin se “ne po luft...
-
Votuesit vendosën: CDU/CSU dhe AfD para SPD dhe të Gjelbërve
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pranoi humbjen e SPD-së në zgjedhjet federale...
-
Shefi i OKB-së thotë se “mjaft është mjaft” përpara përvjetorit të tretë të luftës në Ukrainë
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka riafirmuar “nevojën u...
-
Exit pollet e para: CDU/CSU i fiton zgjedhjet në Gjermani, SPD-ja e Scholzit shënon humbje të rëndë
Gjermania mbajti sot zgjedhjet e parakohshme për Bundestagun. SPD-ja e kan...
-
Mbeturinat vazhdojnë të mbesin problem i madh për Prishtinën
Mbeturinat në kryeqytetin e Kosovës vazhdojnë të jenë një nga problemet më të...
-
Vodhi çantën me 4.5 milionë lekë nga një veturë në Tiranë, arrestohet 46-vjeçari
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 46-vjeçar, i dënuar më parë disa herë...
-
Kjo është kandidatja për deputete e listës së Albin Kurtit që mori më së paku vota
Tash kur janë numëruar 2532 vendvotime nga 2533, ose 99.96% të votave, është ...
-
Ushtarët italianë testojnë procedura shpëtimi në kampin Villaggio Italia
Ushtarët italianë nga Komanda Rajonale Perëndimore (RC-W) e misionit të udhëh...
-
Nënshkruhen marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe
Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë firmosur sot disa marrëveshje. ...