BE ndalon mallrat që lidhen me shpyllëzimin
Autori: Gazeta inFokus 08:27 | 20 April 2023
Shpyllëzimi është përgjegjës për rreth 10% të emetimeve globale të gazeve serrë. Ligji i ri do të prekë produktet e importuara si lëkura, vaji i palmës, druri, kakao, ndër të tjera.
Rregullat synojnë të eliminojnë shpyllëzimin nga zinxhirët e furnizimit për një sërë artikujsh të përditshëm që shiten në Evropë. Ai do të zbatohet për sojen, mishin e viçit, vajin e palmës, drurin, kakaon, kafenë,kauçukun, qymyrin dhe produktet e prodhuara prej tyre si lëkurën, çokollatat dhe mobiljet.
BE-ja është tregu i dytë më i madh në botë për konsumin e prodhimeve të sipërpërmendura pas Kinës.
Cilat vende do të preken?
Ligji nuk drejtohet kundër asnjë vendi të caktuar, por ka ankesa nga disa prej vendeve që mund të preken. Indonezia dhe Malajzia, eksportuesit më të mëdhenj të vajit të palmës në botë, e akuzuan BE-në për bllokimin e aksesit në treg për vajin e tyre të palmës. BE-ja është importuesi i tretë më i madh në botë i vajit të palmës.
Malajzia tha se si reagim ndaj këtij ligji mund të ndalojë eksportin e vajit të palmës në BE. Prodhuesit e vegjël të vajit të palmës paralajmëruan se nuk mund të përmbushin kërkesën e BE-së për të vërtetuar se origjinën e vendit të prodhimit duke përdorur të dhënat e vendndodhjes.
Sa i rrezikshëm është shpyllëzimi?
Sipas Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë, FAO, gjatë tre dekadave të fundit në mbarë botën shtë shpyllëzuar një sipërfaqe e përgjithshme toke më e madhe se Bashkimi Evropian, ose rreth 420 milionë hektarë.
Shpyllëzimi është përgjegjës për rreth 10% të emetimeve globale të gazeve serrë që nxisin ndryshimet klimatike dhe ligji synon të sanksionojë kontributin e BE-së për këto emetime.
Parlamenti Evropian mendon se Evropa është përgjegjëse për rreth 10 për qind të tokës së shpyllëzuar në mbarë planetin. Prodhimi i paligjshëm ka nxitur shpyllëzimin masiv në vende të tilla si Brazili, Indonezia, Malajzia, Nigeria, Republika Demokratike e Kongos, Etiopia, Meksika dhe Guatemala./ DW
Të tjera
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...