Lajme

BE me mision të kufizuar vëzhgues në zgjedhjet në veri

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 02 December 2022

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se nuk do të jenë në gjendje të angazhojnë mision të plotë të vëzhgimit të zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës, për shkak të kohës së shkurtër të mbajtjes së tyre.Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan – do të mbahen më 18 dhjetor.

Kryetarët e këtyre komunave kanë dhënë dorëheqje në fillim të nëntorit, duke kundërshtuar një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave në veri, që bartin targa të paligjshme serbe.

Kosova dhe Serbia më 23 nëntor në Bruksel kanë arritur marrëveshje për targat.

-Advertisement-

Szunyog tha se janë duke diskutuar ngushtë me autoritetet në Kosovë rreth përgatitjeve për zgjedhjet e shpallura në katër komunat veriore dhe se janë në konsultime me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe autoritetet tjera.Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera