BE: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat nuk ka afate kohore

Autori: Gazeta inFokus
14:55 | 31 March 2023
Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat e makinave në nëntor të vitit të kaluar, nuk ka afate kohore apo afat skadimi, ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.
Në një përgjigje me shkrim për media, Stano ka përsëritur se i dërguari i BE-së për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak, i ka ftuar kryenegociatorët për një takim në Bruksel më 4 prill.
Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë në Bruksel, në takimin e 4 prillit do të diskutohet edhe për çështjen e targave.
Ai ka thënë se në takim do të diskutohen të gjitha detajet e lidhura me zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, për të cilën palët kanë arritur pajtueshmëri më 27 shkurt në Bruksel.
“Ndërkohë, BE-ja pret që të dyja palët të vazhdojnë të kontribuojnë në atmosferën për normalizim, pajtim dhe zbatim të shpejtë të obligimeve. Po ashtu, palët janë zotuar që të përmbahen nga veprimet që do të shkonin në drejtim të kundërt”, ka thënë zëdhënësi i BE-së më 31 mars.
Më 23 nëntor të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për të tejkaluar krizën rreth targave të makinave.
Deri atëherë, Kosova pati insistuar në riregjistrimin e të gjitha makinave me targave serbe në RKS – Republika e Kosovës.
Mirëpo me marrëveshjen e nëntorit, Kosova është zotuar për heqje dorë nga masat ndëshkuese lidhur me targat, derisa Serbia është zotuar se nuk do të lëshojë më targa ilegale.
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk ka treguar se sa makina me targa të tilla janë riregjistruar në RKS.
Vlerësohet se në veriun e Kosovës janë rreth 10.000 makina me targa të lëshuara nga Serbia.

Të tjera
-
Inspektorati në veri të Mitrovicës has në mallra të skaduara në markete, i largojnë nga tregu
Inspektorati në Mitrovicën e veriut gjatë ditës së shtunë ka ndërmarrë vepri...
-
Gjykata: Ivanoviq u vr*a se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb
Gjykata Themelore e ka bërë përgjegjës Milan Radoiçiqin për vrasjen e ish-pol...
-
Prokurori Special: Shumë shpejt përfundon hetimi mbi dëbimin e popullsisë civile nga Kosova
Prokurori Special, Ilir Morina, ka thënë që ata shumë shpejt do të vijnë me r...
-
Çitaku uron Krasniqin pasi u rizgjodh kryetar i PDK-së: Na priftë e mbara
Vlora Çitaku, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka uruar Memli Krasn...
-
Gjoshi: Do ta rrisim numrin e komunave të fituara – nga e hëna miratohen kandidaturat
Sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi, tha se pjesë e deklaratës së ko...
-
“Nga zemra e qytetit te fusha e blertë – Bizneset e Klinës bashkohen për të ndihmuar KF Dukagjinin
Në qytetin e Klinës po zhvillohet një mobilizim i madh në përkrahje të klubit...
-
Hakerët nxjerrin mbi 16 miliardë të dhëna personale në Google, Facebook e Apple, alarmojnë eskpertët: Ndryshoni passwordin
Një nga shkeljet më të mëdha të të dhënave personale ka dalë në dritë, pasi s...
-
Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës Sërpska, konstaton Themelorja
Gjykata e ka bërë përgjegjës Milan Radoiçiqin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit...
-
I frikësuar se mund të vri*tet, udhëheqësi suprem i Iranit bën një lëvizje të pazakontë
I frikësuar se mund të vritet, udhëheqësi suprem i Iranit flet kryesisht me k...
-
Kurti e nisi me “kismet për dy-tri vjet” rrugën Prizren-Tetovë në vitin 2021, sot konfirmon se Maqedonia ende s’ka nisur punën
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se dje ka pritur në kry...
-
Pas rikonfirmimit të Memli Krasniqit në krye të PDK-së, reagojnë prindërit e tij
Memli Krasniqi është zgjedhur edhe për një mandat në krye të Partisë Demokrat...
-
Astrit Gashi: Skandali i energjisë sot më i rëndë se rasti Jo Trutschler i 2002-së
Analisti politik Astrit Gashi ka reaguar ashpër lidhur me gjendjen aktuale në...