BE kërkon nga Kosova të vazhdojë dialogun me Serbinë, nuk ka asgjë të re për liberalizim vizash
Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 01 December 2020
Këshilli i Bashkimit Evropian edhe këtë vit do të miratojë konkluzat për procesin e zgjerimit dhe procesin e stabilizim-asocimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, përmes së cilave do të bëjë ftesë për nevojë urgjente për reforma dhe për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Drafti i Konkluzave tashmë është përgatitur dhe teksti i tyre është në proces të miratimit nga përfaqësuesit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Nga Kosova kërkohet edhe vazhdim i përkushtimit ndaj Dhomave të Specializuara, në përputhje të plotë me obligimet ndërkombëtare të saj, ligjet vendore dhe si një rrugë për të dëshmuar përpjekje të sinqerta për sundimin e ligjit, liritë themelore, drejtësi dhe pajtim.
Si në pjesën kushtuar Kosovës ashtu edhe atë për Serbinë, Këshilli i bllokut evropian, përmes këtyre draft-konkluzave, kërkon që të vazhdojnë angazhimin në dialog me vullnet të mirë dhe në frymën e bashkëpunimit dhe kompromisit në mënyrë që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet e BE-së.
Këshilli do t’i ftojë palët që të respektojnë dhe implementojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri me tash në procesin e dialogut.
“Këshilli rikujton se progresi në normalizimin e raporteve me Serbinë është një parim themelor i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit dhe është bazë për zhvillimin e raporteve dhe bashkëpunimit mes BE-së dhe Kosovës”, thuhet në këtë dokument.
Nuk ka asnjë të re sa i përket liberalizimit të vizave.
Në këtë draft vetëm përsëritet se “Këshilli kupton rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet se “propozimi është duke u shqyrtuar në Këshill” dhe rikujtohet se Komisioni Evropian kishte propozuar qysh në vitin 2018 që Kosovës t’i hiqen vizat.
Këshilli i BE-së, siç thuhet në tekstin e përgatitur për këto konkluza, të cilat duhet të miratohen nga shtetet anëtare, kërkon nga Serbia që të vazhdojë procesimin e rasteve të krimit të luftës. Po ashtu nga Serbia kërkohet që të parandalojë glorifikimin e kriminelëve të luftës.
Nga të gjitha shtetet e Ballkanit kërkohet që të përshtatin qëndrimet e tyre me BE-në në çështjet e politikës së jashtme sidomos për masat restriktive që BE-ja miraton për shtetet e treta.
Teksti i këtyre konkluzave, që kanë edhe pjesën e përgjithshme për rajonin por edhe ato të veçanta për secilin vend, është një lloj i përmbledhjes së të gjeturave të Komisionit Evropian, të cilat janë botuar në paketën e zgjerimit dhe raportet e progresit të miratuara kohë më parë.
Ndonëse në këtë dokument përmendet edhe pritja që “sa më parë” të nisin negociatat e anëtarësimit mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë, nuk përmendet ndonjë datë se kur mund të ndodhë kjo.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...