BE jep lajmin e mirë për tarifat e roaming-ut: Ulja e parë e çmimeve nga tetori 2023

Autori: Gazeta inFokus
11:59 | 24 December 2022
Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në Samitin e fundit të mbajtur në Tiranë kanë nënshkruar edhe një marrëveshje tjetër për Romaing për uljen e tarifave në mes të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Ndërkohë në korrikun 2021 ishte arritur edhe një marrëveshje tjetër për uljen e tarifave të roaming mes 6 vendeve të Ballkanit Perëdnimor.
Por çfarë ka ndodhur me implementimin e marrëveshjes së vitit 2021. Lidhur me këtë ka folur zëdhënësja e Komisionit Evropian, Zoi Muletier. Ajo ka thënë se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë duke e zbatuar atë.
“Analiza e parë tregon se zbatimi është i suksesshëm, pasi numri i përdoruesve në roaming si dhe trafiku në roaming është rritur në vitin e parë të zbatimi të marrëveshjes “Roaming sikur në shtëpi””, ka thënë ajo për Express.
Muletier ka thënë se zbatimi i marrëveshjes për Roaming që u arrit në vitin 2021 është një hap i parë dhe thelbësor drejt uljes së tarifave të roaming në mes të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
E pyetur nëse kanë marrë garanci nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor se kjo marrëveshje e nënshkruar në Tiranë do të zbatohet, Muletier ka thënë se një gjë e tillë është përcaktuar qysh kur liderët e Ballkanit Perëndimor kishin nënshkruar Deklaratën për Mbështetjen e Axhendës Dixhitale të Ballkanit Perëndimor në vitin 2018 e ku përcaktohet prioriteti i uljes së tarifave të roaming midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
“Qëllimi përfundimtar i procesit është ulja e çmimeve të roaming me BE-në në nivelin afër atij të brendshëm, duke kontribuar në uljen e tarifave të roaming-ut me më shumë se 90% në rrjetet celulare aktualisht më të shtrenjta të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ajo.
“Ulja e tarifave shtesë të roaming ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është e mundur vetëm në bazë të Marrëveshjeve Tregtare Vullnetare nga operatorët, sipas modeleve të biznesit të kompanive, interesave komerciale dhe në përputhje me rregullat e konkurrencës dhe tregtisë në fuqi”, ka shtuar zëdhënësja e Komisionit Evropian.
Muletier tutje ka thënë se një grup i kompanive të telekomunikacionit të vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor e kanë nënshkruar Deklaratën në Samitin BE-Ballkan Perëndimor që u mbajt në Tiranë më 6 dhjetor e ku janë zotuar se do të punojnë për uljen e tarifave të romaing-ut ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Muletier ka thënë se uljet e para dhe të rëndësishme të roaming-ut do të fillojnë nga 1 tetori 2023.
“Uljet e para të rëndësishme të çmimeve të roaming-ut që do të fillojnë më 1 tetor 2023 do të sjellin përfitime për qytetarët dhe bizneset e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor”, ka shtuar ajo.
Zëdhënësja e KE ka thënë se edhe operatorët e tjerë inkurajohen që t’i bashkohen kësaj nisme.
“Operatorët e tjerë inkurajohen t’i bashkohen kësaj nisme ambicioze vullnetare – sa më shumë operatorë të bashkohen, aq më të mëdha do të jenë përfitimet për qytetarët dhe bizneset e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, ka theksuar Muletier.
“Duke qenë se kjo është një nismë vullnetare e operatorëve të telekomunikacionit, ajo do të zbatohet prej tyre. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor të përshpejtojnë zbatimin e reformave të politikave në sektorin e telekomit me qëllim të krijimit të një tregu të përbashkët rajonal të Ballkanit Perëndimor”, ka përfunduar Muletier.

Të tjera
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...