BE-ja prezanton pakon e katërt të sanksioneve ndaj Rusisë
Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 12 March 2022
Bashkimi Evropian (BE) do të pezullojë trajtimin e privilegjuar tregtar dhe ekonomik të Moskës, do të frenojë përdorimin e saj të kriptovalutave dhe do të ndalojë eksportin e mallrave luksoze evropiane në Rusi dhe importin e produkteve të hekurit dhe çelikut nga ky vend, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Masat e reja do të futen si paketa e katërt e sanksioneve për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe veprimet do të koordinohen me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të Grupit të Shtatë (G7).
Von der Leyen tha se BE-ja do të prezantojë një paketë të katërt masash, të shtunën, më 12 mars, për të izoluar edhe më tej Rusinë dhe për të shkurtuar burimet që Moska sipas saj po përdorte për të financuar luftën në Ukrainë.
Ajo theksoi se të drejtat e Rusisë për të drejtuar institucionet shumëpalëshe, si Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore, do të pezullohen.
BE-ja, së bashku me aleatët e tjerë perëndimorë si Shtetet e Bashkuara, do të shfuqizojnë statusin tregtar më të favorshëm të Rusisë, duke i hapur rrugën ndalimeve dhe vendosjes së tarifave ndëshkuese ndaj mallrave ruse, duke e vendosur Rusinë në të njëjtin status si Koreja e Veriut apo Irani.
Hapi i parë është ndalimi i importit të produkteve të hekurit dhe çelikut.
Bashkimi Evropian do të ndalojë veçanërisht eksportin e mallrave luksoze evropiane në Rusi, dhe përmes këtij vendimi, BE-ja synon t’i godasë elitat ruse.
Përveç kësaj, BE-ja do të ndalojë investimet evropiane në sektorin energjetik rus.
“Ndalimi do të përfshijë të gjitha investimet, transferimet e teknologjisë, shërbimet financiare, për shembull për kërkimin dhe prodhimin e energjisë, dhe kështu do të ketë një ndikim të madh në [presidentin rus Vladimir] Putin”, shtoi Von der Leyen.
Sipas Byrosë Evropiane të Statistikave (Eurostat), vlera e mallrave të importuara në BE nga Rusia në vitin 2019 arriti në vlerën prej 145 miliardë eurosh, nga të cilat 101 miliardë euro janë shpenzuar për naftë dhe gaz./REL
Të tjera
-
Një orë pritje për të dalë nga Kosova nga pikëkalimet kufitare në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë
Nga një orë po zgjasin pritjet për dalje nga Kosova, përmes pikave kufitare n...
-
Hoxhaj për vizitën e Burns: Tregon se ShBA s’flet për Kosovën në rajon pa e vizituar
Nënkryetari i Kuvendit dhe anëtari i Kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj e ka qu...
-
Biden bisedon me Zelenskyn, e njofton për ndihmë të re ushtarake për Ukrainën
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, bisedoi në telefon me presiden...
-
Kontingjenti i Ushtrisë Bullgare, certifikohet për të marrë pjesë në KFOR
Një kontingjent i Forcave të Armatosura Bullgare është certifikuar për të mar...
-
Një 53-vjeçar gjendet i vdẹkur afër një kompleksi banesor në Ferizaj, Policia jep detaje
Një 53-vjeçar është gjetur i vdekur në afërsi të një kompeksi banesor në Feri...
-
Stano: Inkurajojmë Kosovën që të miratojë masa që munësojnë që serbët të pajisen me patentë shoferë
Bashkimi Evropian e mirëpret çdo veprim të autoriteteve kosovare që u mundëso...
-
Gjysmë ore pritjet në Muçibabë
Pritjet për dalje nga Kosova përmes pikës kufitare në Muçibabë për momentin p...
-
3 mijë e 712 kosovarë shkuan për të jetuar në Shqipëri në vitin 2023, kryesisht për bashkim familjar
Shqipëria sa vjen e po bëhet një vend i preferuar nga të huajt për të...
-
BQK: Ekonomia e Kosovës pritet të rritet me 3.9 për qind gjatë vitit 2024
Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar projeksionin e tyre në lidhje me rritjen...
-
Vizita e shefit të CIA-s, Hamiti: Mund të jetë diskutuar gjendja në veri
Anëtari i Kryesisë së LDK-së Muhamet Hamiti, thotë se gjatë takimeve që pati ...
-
Fundjava e nxehtë, kryesisht me diell
Mot i nxehtë parashihet në vend përgjatë fundjave, kryesisht me diell. He...
-
Kurti takohet me Ambasadorin Rohde, flasin për zhvillimet e fundit në vend e projektet zhvillimore
Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot pasdite në një takim Ambasadorin e Gje...