Lajme

BE-ja frikësohet se do të dalë në plan të dytë, në dialogun Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 08:14 | 05 October 2019

Ka pasur nganjëherë xhelozi nga Brukseli ndaj Washingtonit për shkak të besimit të madh që kanë kosovarët në Administratën amerikane.

Prandaj në Bruksel, në vitin 2010, ishin shumë të kënaqur kur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës u pajtuan që çështja e Kosovës, si dhe normalizimi i raporteve të saja me Serbinë të jetë detyrë e BE-së, pasi të dyja këto vende kishin synim të integrimit në BE dhe tërheqja e BE-së do të ishte një motiv për të arritur një normalizim të plotë.

Por, qëkur kishte nisur dialogu ishte e qartë se pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk mund të lëvizë asgjë e rëndësishme në dialogun që në emër të BE-së e “lehtësonte” përfaqësuesja e lartë, së pari Catherine Ashton e pastaj Federika Mogherini, shkruan sot Koha Ditore.

-Advertisement-

Diplomatët e përfshirë në proces pohojnë se, edhe pse nuk ishin të pranishëm në dhomën ku zhvillohej dialogu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin gjithmonë vendimtare për të pasur palën kosovare në favor të ndonjë marrëveshjeje. Përfaqësues të delegacionit të Kosovës takoheshin edhe në Bruksel nëpër vende të ndryshme me përfaqësues amerikanë, dhe shpesh kërkonin nga SHBA-ja të përshëndesin takimet dhe marrëveshjet në mënyrë që kjo t’u ndihmonte për t’i shitur ato marrëveshje në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera