Lajme

BE-ja është “i vetmi partner i besueshëm” për Ballkanin Perëndimor, thotë kryeministri belg

Autori: Gazeta inFokus 20:07 | 18 December 2024

Bashkimi Evropian është “partneri i vetëm i besueshëm dhe i palëkundur” për vendet e Ballkanit Perëndimor, tha kryeministri belg Alexander De Croo në Bruksel të mërkurën në mbrëmje, para fillimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor.

“Në botën e sotme gjeopolitike, ne duhet të bëjmë të qartë se ne jemi i vetmi partner real që ka Ballkani Perëndimor dhe se aspiratat e tyre për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian janë reale”, argumentoi De Croo, raporton “belganewsagency.

Që nga nisja e pushtimit ushtarak rus të Ukrainës në vitin 2022, politika e zgjerimit evropian ndaj gjashtë vendeve të BP-së ka marrë një vrull të ri.

-Advertisement-

De Croo theksoi gjithashtu se pranimi në BE duhet të bazohet në meritat dhe reformat konkrete të secilit vend kandidat. Ai tha se “nuk jam tifoz” i një situate si në vitin 2004, kur 10 vende iu bashkuan bllokut njëherësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera