BE-ja dorëzon “draftin final” në bisedimet bërthamore me Iranin

Autori: Gazeta inFokus
18:32 | 08 August 2022
Bashkimi Evropian ka dorëzuar “draftin përfundimtar” në bisedimet në Vjenë për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2015.
“Kemi punuar katër ditë dhe sot teksti është në tavolinë” u tha një zyrtar gazetarëve më 8 gusht. “Negociatat kanë përfunduar, ky është teksti përfundimtar… dhe nuk do të rinegociohet”.
Zyrtarët kryesorë të përfshirë në bisedimet për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive botërore, thanë se janë optimistë lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje.
Enrique Mora, negociatori kryesor i Bashkimit Evropian, tha se gjatë fundjavës ai ishte “absolutisht” optimist lidhur me përparimin e arritur deri më tani në bisedime.
“Ne po përparojmë dhe pres që të përmbyllim shumë shpejt bisedimet”, tha Mora më 7 gusht. Ambasadori rus, Mikhail Ulyanov, tha se janë “tri-katër çështje” që kanë mbetur të pazgjidhura.
“Ne jemi pesë minuta ose pesë sekonda larg vijës së finishit”, tha Ulyanov për gazetarët pranë hotelit Palais Coburg, vendin ku po mbahen bisedimet.
Një përfundim i suksesshëm mund të arrihet “shumë shpejt, por nuk ka garanci. Si gjithmonë nuk mund të pajtohemi për asgjë derisa nuk pajtohemi për të gjitha”, tha ai.
“Këto çështje janë të ndjeshme, sidomos për iranianët dhe amerikanët”, tha Ulyanov. “Nuk mund të garantoj, por përshtypja është se ne po lëvizim në drejtimin e duhur”.
Negociatorët nga Irani, SHBA-ja dhe BE-ja rinisën bisedimet indirekte lidhur me marrëveshjen bërthamore më 4 gusht. Rundi i ri u zhvillua pas disa muajsh ngecje të bisedimeve.
Uashingtoni u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore më 2018. Pas kësaj, Irani nisi që gradualisht të tërhiqet nga obligimet e marrëveshjes, duke pasuruar uraniumin.
Irani arriti marrëveshjen bërthamore më 2015 me SHBA-në, Francën, Gjermaninë, Britaninë, Rusinë dhe Kinën. Marrëveshja kufizonte pasurimin e uraniumit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike ndërkombëtare.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahin, më 7 gusht ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Ai i tha shefit të OKB-së se shteti i tij “është serioz në arritjen e një marrëveshjeje të fuqishme dhe afatgjate”. Por, ai shtoi se rezultati do të varet nëse SHBA-ja dëshiron të arrihet një marrëveshje.
I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Iranin, Rob Malley, tha javën e kaluar se SHBA-ja është e përgatitur për përpjekje të mira për arritjen e një marrëveshjeje.
Ndërkaq, Britania, Franca dhe Gjermania kanë kërkuar nga Irani që të “mos bëjë kërkesa jorealiste” në bisedimet që kanë për synim ringjalljen e marrëveshjes bërthamore.

Të tjera
-
Shkëlqim Devolli: Nuk dorëzohem para insinuatave të paqëndrueshme të politikës, jam qytetar krenar i Pejës së Republikës së Kosovës
Unë, Shkëlqim Devolli, jam shtetas i Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. K...
-
Vance viziton Vatikanin pas qortimit papal për shtypjen e emigrantëve nga SHBA
Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance ka mbërritur në Vatikan për bisedime me...
-
Edhe pse dha dorëheqje, Kurti shihet sërish duke shkuar në objektin e Qeverisë
Ndonëse ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, ...
-
Këta janë disa nga deputetët e zgjedhur për herë në parë që u betuan sot në Kuvend
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në Kosovë, të mbajtura më 9 shkurt, k...
-
Albulena Haxhiu: Do të jem sërish unë emri i propozuar
Sot dështoi dy herë të zgjidhet nga Kuvendi, por Albulena Haxhiu ka thënë se ...
-
Këta janë 120 deputetët e rinj që u betuan sot në Kuvendin e Kosovës
Sot është mbajtur seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të ...
-
KDI: Vetëvendosje e ka përgjegjësinë kryesore për zgjedhjen e kryeparlamentarit, të bëjë kompromise
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se miratimi unanim i raport...
-
Krasniqi: S’jemi të obliguar ta votojmë propozimin e LVV-së
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se ai dhe deputetë...
-
Abdixhiku: Perdet sot ranë, numrat dhe arsyet e bllokimit u panë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka uruar të...
-
Limaj nuk shpjegon arsyen e abstenimit për Albulena Haxhiun: Është lajm i mirë që u konstitua Kuvendi
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas dy abstenimev...
-
Shtyhet për të hënën seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
Pas dështimit të dytë për të votuar Albulena Haxhiun si kryetare e Kuvendit t...
-
Dështon sërish zgjedhja e Albulena Haxhiut për Kryetare të Kuvendit
Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta zgjedhë Albulena Haxhiun si Kryetare të Kuve...