BE-ja arsyeton deklaratën e Borrellit: Aksionet e njëanshme duhet të evitohen
Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 14 October 2021
Zëdhënësi për politikë të jashtme i Komisionit evropian, Peter Stano dha sqarim për deklaratën e Borellit për incidentet në veri të Kosovës, duke cekur se qëllimi nuk është të tregohet me gisht njëra apo tjetra palë.
I pyetur përse Borell flet për njëanshmëri dhe moskoordinim për këtë operacion, i cili shkaktoi trazira në veri, zëdhënësi Stano sot në konferencën e rregullt për gazetarë sqaroi se Përfaqësuesi i Lartë për politikë të jashtme i referohet “kontekstit në gjerësi”.
“Konteksti i asaj që po ndodhë në veri të Kosovës është i lidhur me çështjen më të gjerë mes Kosovës dhe Serbisë dhe bëhet fjalë për koordinim nëse njëra palë vendosë të bëjë diçka në një pjesë me atribute specifike siç është veriu i Kosovës, praktika e zakonshme është të ketë koordinim të afërt me komunitetin ndërkombëtar, me KFOR-in dhe me kolegët nga ana tjetër”, deklaroi Stano.
Zëdhënësi shtoi se reagimi i Borellit nuk i referohet vetë operacionit policor kundër kontrabandistëve.
“Situata në atë pjesë të Kosovës është jostabile dhe gjithçka që bëhet në atë pjesë të territorit duhet të merret parasysh, thamë herën e kaluar se çdo veprim i njëanshëm duhet të evitohet në mënyrë që të mos ketë konfrontime”, tha zëdhënësi i Komisionit evropian për agjencinë MIA.
Për KE-në është me rëndësi që të dy palët të koordinohen në çdo kohë, ndërsa komenti i Borellit nuk i referohet thelbit të luftës kundër korrupsionit, thotë Stano.
“Ajo që ndodhi dje është rezultat i disa veprimeve të caktuara të cilat nuk ishin të koordinuara”, tha Stano dhe shtoi se “nuk mund të reduktohet reagimi i vetë operacionit policor, por se bëhet fjalë për çështje gjithpërfshirëse e cila rregullisht kthehet në skenë”.
Komisioni evropian edhe njëherë u bëri thirrje të dyja palëve ta shfrytëzojnë dialogun e Brukselit për t’i zgjidhur të gjitha çështjet.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...