Lajme

BE i kërkon Kosovës, 10 muaj afat shtesë për regjistrimin e veturave serbe

Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 21 October 2022

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka konfirmuar se BE kërkon nga autoritetet kosovare, që për 10 muaj të shtyjnë afatin për regjistrimin e automjeteve me targa serbe.

Ndonëse e cilëson se vendimi i Kosovës për riregjistrimin e targave është legjitim, sipas Stanos, është e rëndësishme që t’i jepet kohë e mjaftueshme zbatimit të këtij plani, të përgatitet dhe zbatohet në konsultim të ngushtë me qytetarët atje, dhe në përputhje me praktikat evropiane.

“Konkluzionet e Lirisë së Lëvizjes nga viti 2016 përfshinin afate kohore për ri-regjistrim, të cilat duhet të ofrojnë udhëzime. Prandaj, që nga fillimi i këtij procesi, ne i kemi rekomanduar Qeverisë së Kosovës që të vendosë një periudhë 12 mujore për riregjistrimin. Duke ndjekur të njëjtin arsyetim, tani po kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë afatin ekzistues për 10 muaj”, ka pohuar Stano në një përgjigje me shkrim.

-Advertisement-

Kjo shtrirje, sipas tij, do të mundësonte një fushatë informative dhe konsultime më thelbësore dhe gjithëpërfshirëse me popullsinë e prekur.

Njëkohësisht, pohon Stano, kjo do t’i mundësonte Kosovës që të gjithë serbëve të Kosovës në veri t’u lëshohen letërnjoftime dhe patentë shoferi të Kosovës.“Duhet të shmanget përshkallëzimi i tensioneve dhe potencialisht, dhuna në veri të Kosovës. Kjo është e një rëndësie të veçantë në kontekstin aktual gjeopolitik, në funksion të ruajtjes së stabilitetit në rajon”, ka porositur zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano./RTK

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera