BE “hap thesarin” për Shqipërinë – vendi do të marrë mbi 213 mln euro të tjera në dhjetor
Autori: Gazeta inFokus
10:50 | 21 August 2026
Pas 49 milionë eurove në maj, Shqipëria do të marrë 213.6 milionë të tjera në dhjetor prej Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Pas një kërkese për informacion, Komisioni Europian bën me dije për A2 CNN se nëse Shqipëria do të vijojë “rrugën e mbarë të reformave” në qershor dhe dhjetor 2027 do të përfitojë edhe mbi 251 milionë euro të tjera. Në total prej projektit të BE për zhvillimin e rajonit, vendi ynë pritet të marrë, 922.1 milionë euro.
Komisioni Evropian bën me dije: “Shuma totale e disbursuar arrin në 212.8 milionë euro, më e larta në Ballkanin Perëndimor. Nga disbursimi i dytë, 49 milionë euro 22.8 milionë euro shkojnë drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit dhe 26.2 milionë euro përmes Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor për investime.”
Shqipëria lë pas Serbinë me 167.5 milionë euro të disbursuara, Maqedoninë e Veriut me 142.1 milionë euro . Mali i Zi ka arritur të marrë 91.2 milionë euro, ndërsa Bosnje-Hercegovina nuk ka disbursuar ende asnjë këst. Por Shqipëria dhe vendet e tjera të Rajinit duhet të vijojë reformat.
“U bëjmë thirrje partnerëve tanë të intensifikojnë përpjekjet, në mënyrë që reformat të zbatohen në kohë përpara periudhave të ardhshme të raportimit. Nëse afati i qershorit 2026 nuk respektohet, të gjithë partnerët, me përjashtim të Bosnjë-Hercegovinës, rrezikojnë të humbasin së bashku mbi 333 milionë euro. Për Bosnjë-Hercegovinën, afati i shtyrë përfundon në dhjetor”, thotë Komisioni Europian.
Para se të trokasë në dyert e Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të jetë gati. Për një “po” në vend të një “jo-je”, Shqipëria dhe shqiptarët duhet fillimisht të integrohen ekonomikisht. Në këtë drejtim, është Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor që pritet t’i japë “një dorë” vendit. Pjesa më e madhe e parave shkojnë për “sundimin e ligjit, ndjekur nga mbështetja e bizneseve, kapitali njerëzor, digjitalizimi dhe energjia.

T� tjera
-
Arrestohet në Gjermani shqiptari me plot shtatë identitete
Policia Federale Gjermane ka arrestuar një 31-vjeçar shqiptar në Aachen, pasi...
-
Dhuna në familje nuk ndalet, shtatë raste raportohen brenda një dite
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë ...
-
Futen në Gjykatën Speciale familjarët, pas pak vendimi për Thaçin dhe të tjerët!
Ish-Presidenti Hashim Thaçi pret sot një aktgjykim tjetër në Hagë, këtë herë ...
-
Artan Behrami: Asgjë dhe askush nuk mund ta shlyejë Hashim Thaçin nga historia e Kosovës!
Artan Behrami ka reaguar lidhur me Gjykatën Speciale, duke kritikuar vendimet...
-
Raportohet për dhun*imin e një gruaje në Graçanicë
Një rast i dhu*nimit është raportuar të ketë ndodhur të dielën në Graçanicë....
-
Ndalohen tre shtetas të Serbisë në Kamenicë, dyshohet se hynë ilegalisht në Kosovë
Policia e Kosovës ka ndaluar tre shtetas të Serbisë, dy femra dhe një mashkul...
-
“Sonte ora ka ndryshuar, ka filluar një shekull i ri”, Rikthehet mesazhi i Hashim Thaçit i vitit 2007 në prag të aktgjykimit në Hagë
Në mëngjesin kur Hashim Thaçi pret aktgjykimin në çështjen e dytë ndaj tij në...
-
Zhduket një grua në Fushë-Kosovë, policia nis hetimet
Një grua është raportuar e zhdukur në Fushë-Kosovë, pasi ka dalë nga shtëpia ...
-
Arrestohen dy të dyshuarit për grabitjen e armatosur në Gjakovë
Dy persona të dyshuar për grabitjen e armatosur që ndodhi të martën në mesdit...
-
17 Nëntori që i dha emër UÇK-së, 32 vjet nga vendimi historik
Më 17 nëntor 1994, para 32 vitesh, Kryesia e Lëvizjes Popullore të Kosovës, p...
-
Kryesia e Kuvendit shqyrton sot agjendën e seancës së radhës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 15:00. Sipas njof...
-
Katër komisione parlamentare mblidhen sot
Katër komisione parlamentare do të zhvillojnë mbledhje gjatë ditës së sotme n...



































