Lajme

BE diskuton sot për situatën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 07:22 | 23 October 2023

Këshilli i Punëve të Jashtme, i kryesuar nga shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, do të zhvillojë sot një takim në Luksemburg duke filluar nga ora 8.30, ku në rendin e ditës do të jetë edhe situata ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pas sulmeve terroriste të 24 shtatorit në Banjska të Zveçanit.

BE njofton se është e bashkuar duke u kërkuar të dyja palëve të kontribuojnë urgjentisht në de-përshkallëzimin dhe kthimin në zbatimin e detyrimeve të tyre të pazgjidhura që dalin në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera