BE dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri
Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 15 April 2022
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka dënuar ashpër atë që e ka cilësuar “sulm të dhunshëm ndaj një patrulle të Policisë së Kosovës në Komunën e Zubin Potokut”, në orët e hershme të 15 prillit.
“Policia e Kosovës është ofruesja kryesore e sigurisë dhe përdorimi i forcës kundër zyrtarëve është i papranueshëm”.
Zyra e bllokut evropian në Prishtinë u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të shmangin spekulimet e panevojshme, të cilat mund të nxisin edhe më shumë tensionet.
Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se të premten, më 15 prill, është sulmuar Policia e Kosovës në veri të vendit, teksa ishte nisur për të marrë detyrën në pikat kufitare me Serbinë.
“Sot rreth orës 7:40 ka ndodhur një sulm ndaj Policisë së Kosovës, e cila ka qenë duke shkuar për të marrë ndërrimin në pikat kufitare. Ky sulm, tashmë i faktuar, me granatë dore dhe AK-47, si një akt terrorist, është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policorë, por edhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Sveçla në një konferencë të jashtëzakonshme bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.
Ministri Sveçla ka thënë se “grupe të ndryshme në tri ditët e fundit kanë realizuar katër sulme në atë zonë”.
Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, afërsia e sulmeve lë të kuptohet se, “kemi të bëjmë me një grup të organizuar, i cili ka për qëllim të sulmojë dhe të pengojë punën e Policisë së Kosovës, me theks të veçantë luftën kundër kontrabandës dhe tregtive të ndryshme”. Në automjetin e Policisë së Kosovës që u sulmua të premten në veri të vendit, po udhëtonin pjesëtarë të PK-së shqiptarë dhe serbë.
Në konferencë nuk është bërë e ditur nëse ka pasur të lënduar në këtë sulm ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, ndërsa ministri i Brendshëm, Sveçla, ka thënë se me këto raste do të merret Prokuroria Speciale.
Katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani janë të banuara me shumicë serbe./REL
Të tjera
-
Shpërthen goma e avionit, dy të vdẹkur në SHBA
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aeroportin e Atlantës në SHBA, ku dy person...
-
“Një i lënduạr” – Policia jep detaje për gjuajtjen me ạrmë në qendër të Prishtinës
Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me incidentin e armatosur që ndod...
-
Arrestohet një 60 vjeçar si i dyshuar për plạgosjen që ndodhi sonte në Prishtinë
Një person raportohet se ka mbetur i plagosur në këmbë, pasi në drejtim të ti...
-
Mefail Bajqinovci i bindur: Ura do të hapet, shefi i CIA-s nuk erdhi për urë
Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, “garantoi” se nuk do të cënohet asnjë u...
-
Raportohet për gjuajtje me ạrmë zjạrri në Prishtinë, Policia bllokon një pjesë të rrugës
Para pak minutash dyshohet se ka ndodhur një gjuajtje me armë në Prishtinë. ...
-
Zyra e kryeministrit jep detaje për takimin e Kurtit me Admiralin Stuart Munsch
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim Komandantin e Komandës...
-
Udhëheqësi suprem i Iranit, i hapur ndaj negociatave me SHBA për programin bërthamor
Udhëheqësi suprem i Iranit la të hapur të martën mundësinë e negociatave të r...
-
Ish-presidentja Jahjaga darkon me admiralin Munsch: E falënderova për kontributin e KFOR-it
Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka darkuar sonte me admiralin Stua...
-
Begaj apel ambasadorëve dhe konsujve: Kosova duhet të mbështetet në çdo rrethanë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u ka bërë apel ambasadorëve dhe konsujv...
-
“Angazhimi im politik ka pasojë, rezultat dhe pikënisje luftën në Kosovë” – Rrëfimi i Dardan Molliqajt
Aktivisti dhe politikani Dardan Molliqaj, ka folur mbi fillet e angazhimit të...
-
Molliqaj: Kurti nuk e përjeton Kosovën, familjen dhe pronat i ka në Norvegji
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti...
-
Gashi: S’kemi menduar asnjëherë për hakmarrje ndaj UDB-ashve shqiptarë edhe pse s’u penduan kurrë
Ish i burgosuri politik, Ramadan Gashi, në “Debat Plus”, ka rrëfyer për tortu...