Lajme

BDI reagon ndaj rikualifikimit të lëndës së Almir Aliut

Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 16 March 2018

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ka shprehur shqetësim ndaj veprimit të prokurorit për të rikualifikuar veprën nga vrasje në vepër tjetër penale, ndaj të akuzuarit për vrasjen e vogëlushit Almir Aliu.
Reagimi i BDI-së:

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim në mbledhjen e sotme në Tetovë ka diskutuar edhe mbi rastin e procesit gjyqësor për vrasjen e vogëlushit Almir. Shprehim shqetësimin e thellë se në vetë radhet e Prokuroreve ka patur dallime sa i përket vendimit për të rikualifikuar veprën nga Vrasje në vepër tjetër penale dhe kërkojmë adresim të menjëhershëm të shqetësimeve tona dhe të shoqërisë në përgjithësi.

Në vazhdën e reformave te paralajmëruara për reformim të sistemit gjyqësor vlerësojme se ky veprim nuk kontribon në këtë drejtim pa mos dashur të perzihemi dhe prejudikojme në mënyren e leximit te fakteve. Gjithashtu dënojmë ashpër edhe sjelljen skandaloze dhe jonjerëzore që u pa dje nga vete i akuzuari. BDI apelon publikisht deri tek organet Gjyqësore që në frymën e interesave tona për integrim sa më të shpejtë ne strukturat euro-atlantike te vendit, të aplikojne çdo fjalë të ligjit me qellim të perforcimit të rendit juridik dhe sundimit të së drejtës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera