Sport

Bayerni falënderon Ancelottin

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 28 September 2017

Rummenigge ka falënderuar Ancelottin për punën e bërë gjatë kohës në Bayern, teksa tha se klubi duhej të merrte një vendim profesional.

Trajneri italian, Carlo Ancelotti, është shkarkuar nga posti i menaxherit të Bayern Munich.

Për këtë ka folur edhe Karl-Heinz Rummenigge, i cili ka falënderuar ish trajnerin e Real Madridit për punën gjatë kohës në Munich, duke thënë se duhej të merrnin këtë vendim në të mirë të Bayernit.

-Advertisement-

“Performanca e ekipit në këtë fillim sezoni nuk përfaqësonte pritshmëritë e vendosura nga ne. Ndeshja në Paris tregoi qartësisht që duhet të merrnim masa”, tha Rummenigge.

“Këtë gjë unë dhe Hasan Salihamidzic ia shpjeguam Carlo Ancelottit në një bisedë të hapur dhe serioze dhe i deklaruam vendimin tonë. Dua ta falënderoj Carlon për punën e tij dhe më vjen shumë keq për zhvillimin e ngjarjeve”.

“Carlo është miku im dhe do mbetet i tillë, por duhet të merrnim një vendim profesional për të mirën e Bayernit. Tani pres një zhvillim pozitiv të ekipit dhe dëshirën absolute për të dhënë më të mirën, në mënyrë që të arrijmë synimet e këtij sezoni”, shtoi me tjerash Karl-Heinz Rummenigge.

Ancelotti e udhëhoqi Bayernin në 60 ndeshje, duke arritur 42 fitore, ndërsa ka fituar Bundesligën dhe Superkupën e Gjermanisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera