Sport

Bayern Munichu me kërkesë të fundit për Alphonso Davies

Autori: Gazeta inFokus 08:47 | 25 March 2024

Tani ose kurrë. Siç thuhet në Gjermani, Bayern Munich i ka dhënë Alphonso Davies një javë kohë për të marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Këtë e bën të ditur ‘Sky Germany’. Pak ditë më parë, Max Eberl, drejtori i ri i përgjithshëm sportiv i bavarezëve, foli për këtë çështje.“Negociatat (me agjentin e tij për të rinovuar) kanë vazhduar për një kohë të gjatë, por verën e kaluar ato u ndërprenë. Ne jemi duke punuar për këtë çështje. Real Madrid? Real Madrid nuk na ka kontaktuar. Mund të them që i bëmë Alphonsos një ofertë shumë konkrete dhe mirënjohëse. Në një moment të jetës duhet të thuash po ose jo”, ishin fjalët e Eberl.

Tashmë nga Gjermania caktuan një afat: siç shpjegon Florian Plettenberg, në Mynih duan të dinë nëse do ta pranojë apo jo kontratën e re që i ofrojnë deri në vitin 2029, paga e të cilit arrin në 14 milionë euro bruto në vit.

-Advertisement-

Megjithatë, Alphonso Davies dhe shoqëruesit e tij kërkojnë më shumë: 20 milionë euro në sezon. Dhe situata është e qartë: nëse Davies nuk e pranon ofertën e re të Bayernit, ai do të jetë në shitje verën që po vjen.

Nga ana tjetër, dhe siç ka shpjeguar MARCA disa ditë më parë, Bayern kërkon 50 milionë euro për ta lënë kanadezin të largohet këtë verë, por Real Madrid, një nga akterët dytësorë në këtë histori (për momentin), luan me përparësi duke ditur se kontrata e anësorit skadon në vitin 2025.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera