Sport

Bayern Munich u kthehet fitoreve, e mposht Hannoverin

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 02 December 2017

Bayern Munich i është kthyer fitoreve në Bundesligën gjermane, pas humbjes që e pësoi javën e kaluar ndaj Borussia Monchengladbach, duke e mposhtur Hannoverin të shtunën pasdite.

Bayern e priti në “Allianz Arena” Hannoverin në kuadër të xhiros së 14-të të Bundesligës, ku e mundi 3-1, raporton Express.

Bayern kaloi në epërsi pas 13 minutave lojë, me golin e Arturo Vidalit. Mysafirët patën mundësi të barazonin në minutën e 29-të, por Fullkrug humbi penalltinë. Megjithatë, gjashtë minuta më vonë Hannoveri barazoi rezultatin në 1-1 përmes Benschop.

-Advertisement-

Në pjesën e dytë, Bayern vuajti deri në minutën e 76-të kur Coman shënoi pas një tollovie në mbrojtjen e Hannoverit.

Fitoren e vendasve e vendosi Robert Lewandowsi në minutën e 87-të.

Kjo ishte fitorja e 10-të e Bayernit, ndërkohë që ka barazuar dy herë, si dhe k humbur po aq ndeshje në ligë deri më tani këtë sezon.

Bavarezët tani kanë 32 pikë në vendin e parë ne tabelë, gjashtë me shumë se ndjekësi i parë, RB Leipzing që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërkohë, Hannoveri, pas kësaj humbjeje mbetet në vendin e 10-të me 19 pikë të grumbulluara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera