Sport

Bayern Munich i sigurt se Jamal Musiala nuk largohet

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 07 October 2024

Drejtori i Bayern Munichut Max Eberl është shumë i sigurt se mesfushori Jamal Musiala do të nënshkruajë kontratë të re.

Ish lojtari i akademisë së Chelseas që sa kohë po lidhet me një kalim në Premier League, ku kërkohet me ngulm nga Manchester City e Liverpooli.

Kontrata aktuale i skadon më 2026, sidoqoftë Bayern Munich është duke bërë çmos për ta bindur të rinovojë kontratën.

-Advertisement-

“Jam shumë i sigurt. Diçka po ndodhë këtu dhe Jamal e ka vërejtur gjithashtu”.

“Nuk shoh ndonjë arsye se pse të largohet nga Bayerni”, deklaroi Eberl.

Përndryshe, nëse nuk rinovon gjatë këtij viti atëherë Bayern do të provojë ta shet në një çmim të “çmendur” prej 150 milionë eurove.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera