Sport

Bayern Munich i “prish” planet zikaltërve

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 02 May 2023

Prej disa kohësh, Inter është duke monitoruar nga afër situatën e Benjamin Pavard. Francezi është në vitin e fundit të kontratës me Bayern Munich dhe zikaltërit kërkojnë të përfitojnë për të përforcuar repartin e mbrojtjes duke qenë se 27-vjeçari është nga ata që mbulojnë disa role në prapavijë.

Por, së fundmi mes Interit dhe lojtarit vendos të ndërhyjnë drejtuesit e rekordmenëve gjermanë me Hasan Salihamidzic që lajmëron se klubi do të tentojë rinovimin me Kampionin e Botës në vitin 2018 duke qenë se te Bayern janë shumë të kënaqur me paraqitjet e Pavard.

“Do të flasim me Pavard rreth kontratës së re dhe të shohim se çfarë mendon vetë lojtari rreth rinovimit. Jam shumë i lumtur me Pavard, po tregon nivele të larta. Paraqitjet e tij kanë qenë të shkëlqyera”, tha Salihamidzic për AbendZeitung.

-Advertisement-

Në këtë sezon, Pavard është aktivizuar në 26 ndeshje të Bundesligas me Bayern Munich duke shënuar edhe katër gola ndërsa regjistron edhe një asist. Kujtojmë se Pavard është pjesë e bavarezëve prej vitit 2019, kohë kur Bayern e transferoi nga Stuttgart për shumën e 35 milionë eurove.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera