Sport

Bayern Munich arrin një rekord të ri në Ligën e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 25 October 2023

Klubi i madh gjerman, Bayern Munichu ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Ligën e Kampionëve, duke vendosur një rekord të ri.

Me fitoren e së martës mbrëma në Stamboll, Bayern Munichu tashmë ka shënuar tetë fitore radhazi si mysafirë në fazën e grupeve, duke vendosur një rekord të ri në këtë garë.

Hera e fundit që ata nuk siguruan të tre pikët në këtë fazë ishte në dhjetor të vitit 2020, me një barazim 1-1 kundër Atletico Madridit.

-Advertisement-

Ajo që është edhe më befasuese është se Bayerni ka fituar 16 ndeshjet e fundit radhazi në grupet e Ligës së Kampionëve dhe aktualisht është në një seri mbresëlënëse prej 37 ndeshjesh pa humbje në turne.

“Ekipi mund të jetë krenar për serinë. Për të vazhduar të tregojë këtë mentalitet dhe uri – kjo është ajo që ka të bëjë me Bayernin. Unë jam krenar që jam pjesë e kësaj”, ka thënë Thomas Tuchel.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera