Sport

Bayern Munchen, Muller: Paris SG është një ekip i mbivlerësuar

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 07 December 2017

Thomas Muller i ka bërë thirrje medies “të mos e fryjnë kaq shumë” Paris Saint-Germain, pas fitores së Bayern Munchen 3-1 ndaj parizienëve një natë më parë në Champions League.

Muller, 28 vjeç, ishte kapiten i gjigantëve të Bundesligës në humbjen 3-0 në “Parc des Princes” gjatë muajit shtator, një rezultat që solli edhe shkarkimin e Carlo Ancelottit ditën pasardhëse të ndeshjes.

Gjithsesi, trajneri i përkohshëm Jupp Heynckes i transformoi fatet e Bayernit, teksa bavarezët u hakmorën për atë humbje “poshtëruese” në Paris, falë një goli të hershëm të Robert Leëandoëskit dhe nga një gol në secilën pjesë të Corentin Tolisso, lojtari që mban rekordin e transferimeve te bavarezët.

-Advertisement-

Muller, i cili është edhe golashënuesi rekordmen i Bayernit në Champions League, beson se fitorja e takimit të parë nga Parisi solli edhe një mbivlerësim të klubit të sheikëve.

“Kur humbëm në Paris, goditjet nga këndi ishin 18-1 në favorin tonë, por pavarësisht kësaj, të gjithë u sollën sikur Paris SG kishte dominuar në mënyrë të magjishme. Sigurisht, ata kanë lojtarë shumë të mirë në repartin sulmues, por nuk mund ta mbivlerësosh kaq shumë një ekip të tillë. Ne fituam 3-1 në ndeshjen e kthimit, kur Parisi gjithashtu pati disa mundësi të mira për të shënuar, megjithatë besoj se ju nuk patët përshtypjen se ne po përballeshim me një ekip totalisht dominues ndaj nesh. Ne jemi ende Bayern Munchen”, tha Muller përpara reporterëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera