Sport

Bayern kthen rezultatin mposht RB Leipzig në ndeshjen e çmendur

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 13 May 2017

RB Leipzig ka humbur në fund ndeshjen derbi të javës në Bundesliga ndaj Bayern Munichut me rezultat 5-4.

Befasia e vitit në kampionatin gjerman ka dominuar Bayern Munichun në javën e parafundit në Bundesliga, por në fund janë ka humbur.

Leipzig e nisi ndeshjen shumë mirë duke shënuar qysh në minutën e dytë me anë të Marcel Sabitzer, i cili u shërbye nga Emir Forsberg, ndërsa në minutën e 17 ishte Bayern që barazoi nga penalltia me anë të Robert Lewandowskit.

-Advertisement-

Vendasit arritën të kthehen në lojë dhe rikthyen epërsinë në minutën e 29, ku Timo Werner shënoi nga penalltia për 2-1 dhe skuadrat shkuan në pushim me këtë rezultat.

Edhe pjesa e dyta pati shumë gola, ku të parët përsëri ishin vendasit e Leipzigut që shënuan në minutën e 47 me Yussuf Poulsen për 3-1, ndërsa në minutën e 60 ishte Thiago Alcantara që shënoi për 3-2.

Luhej minuta e 65 e ndeshje kur Werner gjeti golin e dytë personal dhe ngriti epërsinë ne 4-2, ndërsa deri në fund pati edhe tre gola të shënuara nga Bayerni.

Fillimisht ishte Lewandowski në minutën e 85 për 4-3, ndërsa në minutat shtesë ishin David Alaba që shënoi supergol nga gjuajtja e lirë dhe Arjen Robben me një gol të bukur që ngritën rezultatin në 5-4, por RB Leipzig festoi si është më së miri një sezon të suksesshëm, ku gjeti edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera