Baton Haxhiu: Arrestimet e fundit janë arsyetime nga Specialja për publikimin e aktakuzës ndaj Thaçit
Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 28 September 2020
Gazetari Baton Haxhiu ka thënë se arrestimet e fundit nga Specialja ndaj liderëve të OVL-UÇK’së është një spektakël dhe një arsyetim.
Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati janë arrestuar javën e kaluar dhe janë dërguar në Hagë, ndërsa Haxhiu thotë se janë arsyetim për publikimin e propozim aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi, në mënyrë që t’i ndalohet rruga për të shkuar në Uashington që të kryejë një marrëveshje me Serbinë.
“Pse nuk ka asnjë arrestim brenda Tribunalit për rrjedhje të dosjeve”, thotë ai, në emisionin Pressing në T7.
“Dikush duhet të marrë përgjegjësi për rrjedhje të dosjeve brenda Tribunalit. Mendoj se është bërë gabim me konferencën për shtyp. Kur u publikua propozimi i aktakuzës për Thacin kishte edhe atë deklaratën për pengim të drejtësisë. Këtë kanë dashur ta tregojnë edhe me këtë aksionin e fundit. kanë dashur ta arsyetojnë këtë disi. Nuk e shoh asnjë arsye tjetër të kësaj katrahure, ose këtij spektakli të uniformuar kur mandati i EULEX’it nuk ekziston më. Me cilat uniforma janë arrestuar të dyshuarit. SPO. Ku ka polici Gjykata Speciale? Më tregoni një dokument. Ata persona me uniforma janë të paligjshëm. Të gjithë shqiptarët kanë shkuar në Hagë pa bërë probleme, me një thirrje. Por është dashur një spektakël i tillë”, ka deklaruar Haxhiu.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...