Sport

Batistuta në telashe, akuzohet për shfrytëzim të punonjësve

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 06 July 2023

sh-sulmuesi i Fiorentinës, Romës dhe Interit dhe i kombëtares argjentinase, Gabriel Omar Batistuta, është denoncuar për “shfrytëzim” të punonjësve në një nga pronat e tij bujqësore në Reconquista në Argjentinë.

Pas marrjes së një raporti anonim, José Voytenco, sekretar i Sindikatës Argjentinase të Punëtorëve Ruralë, shpjegoi se u krye një inspektim dhe punëtorët u gjetën “në kushte të mjerueshme”.

“Kishte një ankesë anonime që paralajmëronte për mospërputhje të kushteve në një pronë në pronësi të z. Gabriel Batistuta. U krye një inspektim dhe u bë e mundur të verifikohej ajo që u tha,” tha sindikalisti për radiostacionin “La Red”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera