Sport

Batatinës iu plotësua dëshira: Viktima e radhës është Prishtina

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 16 February 2018

Llapi dhe Prishtina do të ndeshen në kuadër të çerekfinales së DigitAlb Kupës. Ndeshja do të luhet më 7 mars në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Para shortit, trajneri i Llapit, Tahir Batatina kishte shprehur dëshirën e tij që të luajë me Dritën ose Prishtinën për t’i eliminuar sa më parë.

Ndërsa, tani kur shorti ka përcaktuar përballjen Llapi – Prishtina, Batatina ndihet i lumtur.

-Advertisement-

“Dëshira ime ka qenë o Prishtina, o Drita. Por, tash pasi do të luajmë me Prishtinë, kjo skuadër do të jetë viktima e radhës”, është shprehur Tahir Batatina për Gazetasheshi.com.

Këto dy skuadra do të ndeshen edhe të dielën në kuadër të xhiros 19 të Vala Superligës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera