Sport

Batatina: Unë e Mourinho nuk i luajmë finalet, por i fitojmë ato

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 27 May 2022

Tahir Batatina është dukur i ngazëllyer pas triumfit të mbrëmshëm ndaj Dritës në kuadër të Kupës së Kosovës në futboll.

Llapi fitoi ndaj skuadrës gjilanase me rezultat 2-1, duke e fituar këtë trofe për herë të dytë radhazi, gjë të cilën nuk e ka bërë më parë ndonjë trajner në Superligë.

Duke marrë shkas nga kjo arritje, tekniku nuk ngurron ta krahasojë veten me një emër të madh të futbollit botëror, transmeton lajmi.net.

-Advertisement-

“Ne këtë botë janë dy trajnera, të cilët nuk i luajnë finalet por i fitojnë ato, ata janë Mourinho dhe Batatina”, u shpreh llapjani pas triumfit të madh në finale.Lajmi.net

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera