Sport

Batatina publikon pamje fantastike të fushës së stadiumit ‘Zahir Pajaziti’, tregon edhe arsyen e rezultateve negative

Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 25 October 2021

Trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina, ka publikuar pamje fantastike nga fusha e stadiumit ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, shkruan Gazeta inFokus.

Batatina krahas publikimit të disa fotografive ka shkruar në facebook se po vuajnë për rezultate pozitive për shkak të infrastrukturës jo të mirë në Merdarë.

“Edhe pse jemi duke vuajtur për rezultate pozitive si vendas shkaku i fushës jo të mirë në Merdare, së shpejti do të ndjejmë kënaqësinë, lojën e bukur, atraktivitetin dhe rezultatet pozitive së bashku lojtarët, stafi dhe tifozët në fushën “Zahir Pajaziti ARENA”, ka shkruar në facebook tekniku llapjan.

-Advertisement-

Më poshtë keni postimin e plotë të Tahir Batatinës në facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera