Batatina: Nuk kemi pasur nevojë të sjellim shumë lojtarë
Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 14 January 2019
Drejtori sportivi i klubit futbollistik Llapit, Tahir Batatina në një intervistë për Kosovapress dha detaje rreth përgatitjeve që skuadra është duke i kryer si dhe rreth ardhjeve të reja në ekipin e tij.
Në krye të Llapit tashmë është një trajner i ri, Djenis Redjepi i cili më parë ka qenë ndihmës trajner tek kombëtarja e Maqedonisë si dhe ka pasur disa përvoja evropiane me skuadrat turke.
Këtë gjë Batatina e sheh si një plus të madh tek ky trajner dhe deri më tani shihet se gjithcka çfarë punohet në stërvitje tek skuadra e Llapit janë falë këtij trajneri si dhe stafit të tij.
“Prej sezonës vjeshtore, në sezonën pranverore kemi pasur shumë pak pushim. Nuk jemi ndalur kemi punuar vazhdimisht edhe pse ne këto ditë kemi pak vështirësi për shkak të kushteve klimatike.Unë mendojë që ndryshimet të cilat kanë ardhur në krye të Llapit kanë qenë ndryshime të mëdha. Llapi ka punuar në një plan program të ri që disa vite dhe Llapi ka pasur në mendjen e vete një lojë evropiane dhe pikërisht ardhja e trajnerit të ri, e bën edhe më të bindshme këtë gjë. Kam dashur të sjellë një trajner i cili punon me reforma më të reja bashkohore, pra dhe mendoj trajneri i cili është ardhur është duke punuar në atë drejtim “, u shpreh fillimisht Batatina.
Ai më tutje vazhdoi duke folur rreth ardhjeve të reja tek skuadra llapjane duke cilësuar se Llapi nuk ka pasur edhe shumë nevojë për ardhje të reja pasi që në klub kanë qenë dhe janë një grup lojtarësh ndër më të mirët në Kosovë.
Llapi ka pasur një skuadër shumë të fuqishme, qysh në fillim të kampionatit mirëpo gjërat nuk shkuan ashtu sic duhet, për aryejse se kemi pasur shumë dëmtime tek lojtarët, ajo ka ndikuar negativisht tek ne. Tash ardhja e lojtarëve të ri si Rron Statovci, Flamur Bajrami, Miran Maksuti, Elvisi nga Shqipëria, mendojë që Llapin e forcojnë në ato pozicione ku kemi pasur ngecje gjatë kampionatit. Kam dashur që të kem së paku 2 ose 3 lojtarë kualitativ nëpër secilin pozitë në mnëyrë që ti shfrytëzojnë në rast të lëndimeve”, tha Batatina.
Llapi është eliminuar nga gara e Kupës së Kosovës, andaj ata do të fokusohen në luftën për titullin kampion, gjë e cila është e mundur pasi që janë vetëm pes pikë larg liderit, Prishtinës.
Të tjera
-
BE-ja shpreson në zhbllokimin e CEFTA-s, pasi Kosova hoqi kufizimin ndaj mallrave serbe
Bashkimi Evropian (BE) e ka cilësuar të martën si “hap të duhur” drejt zhbllo...
-
Gjeti një shumë të caktuar parash, qytetari nga Shtimja i dorëzon në polici
Një qytetar nga Shtimja ka gjetur një shumë të caktuar parash, të cilën e ka ...
-
Minatorëve iu dalin vetëm gjysma e rrogave, reagon sindikata
Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka deklaruar se janë zhgënjyer ed...
-
Ambasadori gjerman takon kryetaren e Speciales
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka pritur sot në një takim ...
-
Kurti – kryetarëve të komunave: Të angazhohemi bashkërisht për arsimin dual, punët e mbara t’i vazhdojmë
Kryeministri Albin Kurti po mban takim me kryetarët e komunave. Në fillim ...
-
Shefi i CIA-s ngre alarmin: Rrezik i lartë për përshkallëzimin e luftës në Lindje të Mesme
Rreziku për përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, është shumë real...
-
Haradinaj: Kurti nuk i shërben Kosovës, popullit i shet propagandë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj për rritjen e pensioneve prej 20 për qind...
-
Sveçla: Pikat tjera kufitare për mallra serbe do të hapen pasi të funksionalizohen skanerët me rreze X
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se me efekt të menjëh...
-
“Ty të ka humbë topi para syve o rrenc”, Ganja kritikon Kurtin
Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka akuzuar rëndë kryeministri...
-
Gruja e Vuçiqit shkon në Kenia për të lobuar kundër Kosovës, shkel Marrëveshjen e Ohrit
Shteti i Kenias ka dhënë shenja të qarta që është në rrugë për të njohur pava...
-
Bastisja tek ministria – deklarohet Hysen Durmishi
Që nga orët e hershme të mëngjesit sot janë duke u kryer bastisje në Ministri...
-
Përfundon bastisja – Izedin Bytyqi largohet me shoqërimin e policisë
Pas më shumë se katër orë bastisje në Minstrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapë...