Sport

Batatina: Në Therandë nuk kemi çka të humbim, mundemi vetë më fitu

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 05 November 2019

Nesër do të nis java e 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjatë ditës së nesërme priten të zhvillohen tri ndeshje, e ku spikasin derbit mes skuadrave në kreun e tabelës.

Lideri, Ballkani e pret në shtëpi skuadrën e Llapit, ndërsa derbi tjetër zhvillohet në kryeqytet ndërmjet Prishtinës dhe Feronikelit.

-Advertisement-

Trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina në një prononcim për KosovaPress ka folur për ndeshjen e nesërme.

Batatina pohoi se në Therandë, Llapi hyn pa presion dhe nuk ka se çfarë humbet.

“Ne shkojmë dhe luajmë si çdo ndeshje tjetër. Kampionati është i gjatë dhe nëse mendon dikush se luftat për titull kampion ka përfunduar, gabon shumë. E respektojmë shumë Ballkanin, por ne do të japim më të mirën për të marr ndonjë rezultat pozitiv sepse e kemi një super skuadër. Kemi vuajtur shumë deri sa e kemi komponuar skuadrën dhe shumë lëndime na kanë kushtuar, sepse e kemi skuadrën më të mirë në Superligë. Shkojmë të qetë në Suharekë dhe ne nuk kemi se çka të humbim, vetëm mundemi me fitu”, u shpreh Batatina.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Llapit zhvillohet nesër me fillim nga ora 13:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera