Sport

Batatina: Ndaj Vushtrrisë na pret një ndeshje tejet e vështirë, por pres rezultat pozitiv

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 26 October 2019

Sot do të nis java e 12-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjatë ditës së sotme në orar janë dy ndeshje, ajo në Skenderaj ndërmjet Drenicës dhe Feronikelit si dhe ndeshja ndërmjet Vushtrrisë dhe Llapit.

Trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina në një prononcim të shkurtër para ndeshjes ndaj për KosovaPress tha se kjo ndeshje do të jetë shumë e vështirë për skuadrën e tij, por pret rezultat pozitiv.

-Advertisement-

“Do të jetë një ndeshje e mirë por shumë e vështir për skuadrën time por do të mundohem ta japim maksimumin në fushë për tu rikthyer tek rezultatet pozitive. Vushtrria nuk e meriton këtë pozitë në të cilën gjendet në tabelë sepse ka skuadër për tu renditur më lartë”, tha fillimisht Batatina për KosovaPress.

Ai shpreson që humbja ndaj Gjilanit të mos ndikojë tek lojtarët e tij, dhe shumë shpejt ata të gjejnë forcën për tu rikthyer tek fitoret për të mbetur në hap me liderët e tabelës.

“Nuk mendoj që do të ndikojë shumë humbja ndaj Gjilanit. Ne kemi pasur një paraqitje fantastike si skuadër në Gjilan, por na ka munguar fati, shpresoj që një gjë e tillë të mos ndodh sot”, tha Batatina.

Llapit në këtë ndeshje pritet ti rikthehet njëri ndër lojtarët kryesor të skuadrës, Mentor Zhdrella pasi që të cilit shkalla e dytë e disiplinorit ia ka zbutur dënimin në dy ndeshje mos lojë, ndërsa Batatina mungesë do ta ketë vetëm portierin Bledar Hajdini.

Ndeshja mes Vushtrrisë dhe Llapit zhvillohet në stadiumin “Ferki Aliu” në Vushtrri me fillim prej orës 14:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera