Sport

Batatina: Llapi mund të heqë dorë nga ky futbollist vetëm për ndonjë ofertë nga Juventusi

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 15 August 2018

Skuadra e Llapit pritet të jetë ndër më të organizuarat në edicionin e ri futbollistik, pasi drejtuesit e klubit kanë bërë shumë ndryshime në radhët e futbollistëve, por edhe në shtabin teknik me synim për të arritur deri te titulli i kampiones.

Hamdi Namani ishte pritur të largohej nga klubi, por drejtuesit e Llapit ia arritën të “blindojnë” edhe për një edicion, kurse Namani do të jetë ndër pikat më të forta së bashku me Mentor Zhdrellën dhe Behar Maliqin e ardhur nga Feronikeli.

Ish-trajneri i Llapit dhe tash drejtor sportiv, Tahir Batatina, për gazetë ka konfirmuar lajmin se Namani do ta udhëheqë skuadrën në edicionin 2018/2019. “Namani është kapiten i skuadrës dhe ka nënshkruar kontratë edhe një vit me Llapin”, ka thënë Batatina, i cili me humor deklaroi se vetëm ndonjë ofertë nga Juventusi mund ta bindte skuadrën nga Podujeva të heqë dorë nga kapiteni Namani.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera