Sport

Batatina godet, ka një mesazh për kryeparlamentarin dhe qeveritarët

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 04 December 2017

Nuk ka kush që nuk është i shqetësuar në shtetin e Kosovës, se sot e 18 vite nuk e kemi një stadium kombëtar, që i plotëson standardet për t’i zhvilluar ndeshjet ndërkombëtare. Kryetrajneri i kampionit vjeshtor, Llapit nga Podujeva, Tahir Batatina, godet keq dhe ka një mesazh për kryeparlamentarin dhe qeveritarët!

“Mirëmëngjesi të gjithë ju adhurues dhe dashamirë të futbollit. A do të ndodh sot edhe një vendim i padëshiruar për të gjithë adhuruesit e futbollit që lokacioni për stadium të ndërrojë dhe mos të fillojnë punimet në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën apo do të shëmtohet futbolli kosovar dhe të lëviz në një lokacion si fshati Korreticë dhe as në hartën e Evropës e kanë vështirë për ta gjetur këtë lokacion.

Kërkojë nga të gjithë të ngritët zëri pa anime, pa lokalizëm por vetëm të thuhet e vërteta që Stadiumi Nacional të jetë në vendin ku të gjitha procedurat kanë përfunduar dhe mos të bëhen loja politike për interesa personale. Lokacioni nga Hotel Grandi në Bërrnicë është vetëm 5 minuta dhe hiq më shumë se 3.5 kilometra. Sa herë ndërrohen Qeveritë nuk kemi kohë me ndërruar ne Stadiume Nacionale o të nderuar Qeveritar dhe ju Kryeparlamentar!!!…”, shkruan Batatina./BotaSot/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera