Sport

Batatina: Dje u takuam me tifozët e Prishtinës, na kërkuan që t’ua lëmë për pak vendin e parë

Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 25 October 2017

Llapi ka shënuar fitore të madhe në Skenderaj ndaj Drenicës, 2:1. Golat për ekipi llapjan i realizuan Egzon Sinani dhe Mirlind Daku. Ndërkohë, për vendësit epërsinë e ngushtoi Genc Hamiti.

Tahir Batatina është shfaqur në disponim të madh pas rikthimit në vendin e parë, ai deklaroi që ia la primatin Prishtinës për disa ditë, vetëm për t’i gëzuar tifozët e saj.

Po ashtu, Batatina falënderoi Drenicën për mikpritje, pavarësisht tensioneve në fund të ndeshjes mes tifozëve dhe ekipit mysafir.

-Advertisement-

“E kemi ditë që na pret një ndeshje e vështirë sepse Drenica ka një skuadër të mirë”, deklaroi Batatina për “Supersport”, përcjellë GazetaOlle.

“Kjo fitore erdhi në momentin më të mirë, që e bën skuadrën të kuptojë se ne mund të fitojmë edhe në udhëtim”.

“Ta fitosh një lojë në Drenicë pa tre lojtarët kryesorë është një punë e madhe. Më vjen mirë që jemi përsëri në pozitën ku duhet të jemi. Besoj që prap do të mbetemi aty”.

“Dje u takuam me tifozët e Prishtinës, na kërkuan që t’ua lëmë për pak vendin e parë, kështu që atë e shijuan dhe ne u kthyem aty përsëri”.

“Falënderoj Drenicën për mikpritjen. Tifozët e kanë punën e tyre, por Drenica na priti në mënyrë të mrekullueshme dhe i falënderoj shumë”, shtoi ai. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera