Sport

Batatina aspak i kënaqur me rezultatin, kjo është deklarata e tij pas humbjes nga Prishtina

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 06 March 2021

Prishtina mposhti Llapin me rezultat 2-0, në kuadër të javës së 23-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin që u zhvillua në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina, nuk arriti të shënonte asnjë gol.

Menjëherë pas ndeshjes ka folur edhe vet Batatina, i cili nuk është shprehur aspak i lumur me rezultatin e skuadrës së tij.

-Advertisement-

“Ne e mundëm vetën, jo Prishtina neve! Po, unë mund ta vlerësoj nga pozicioni që kam qenë. Nga shikimi ka qenë penalti. Nga këndi që kam qenë se ishte penalti. Mendoj se ecuria do të ishte ndryshe po të ishte penalti. Ne e mundem vetën, jo Prishtina neve. Gabuam në dy raste dhe Prishtina shënoj gol. Prishtinës nuk i ka hije të luaj këtë lojë në këtë teren. Ne të gjithë po mundohemi ta ngrisimi ritmin e lojës e jo ta ulim. Nuk i kontribuon futbolli. Lojtarët duhet të ishim më të vëmendshëm. Skuadra nuk reagoi në mënyrën siç është dashur të reagoi”, deklaroi tekniku i Llapit për Art Sport.

Llapi ndeshjen e radhës e luan si vendas ndaj Drenicës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera