Batatina: Analizat dhe komentet nga jashtë i pranoj vetëm nga ekspertet e futbollit

Autori: Gazeta inFokus
15:26 | 11 December 2020
Klubi i Llapi nuk e ka nisur aspak mirë këtë edicion në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.
Trajneri i llapjanëve, Tahir Batatina, dje pas fitores se ndaj Arbërisë ka deklaruar se në pranverë skuadra e tij do të rikthehet dhe do të mposht çdo skuadër.
Në një prononcim për Gazetën Blic, Batatina ka thënë se në çdo ndeshje do të hyjnë për fitore pasi secila është finale për të.
“Mendoj se do të vazhdojmë me të njëjtin angazhim. Na duhen pikë dhe duam të kompensojmë pikët që i kemi humbur në fillim të kampionatit. Ne nuk hyjmë në asnjë ndeshje për një rezultat tjetër vetëm për fitore dhe tani çdo ndeshje është një finale për ne”.
“Analizat dhe komentet nga jashtë i pranoj vetëm nga ekspertët e futbollit, rënie ka edhe Barcelona dhe skuadrat e mëdha e lëre më Llapi. Ne kemi ndërtuar një skuadër të madhe dhe natyrisht që nevojitet kohë deri të kompnohemi. Ne punojmë fuqishëm si grup dhe ekipa po tregon që di të bëj gjëra shumë të mira”, ka thënë Batatina.
Trajneri llapjan ka folur edhe për mundësinë e largimit të Valmir Veliut dhe Kastriot Selmanit, duke treguar se asnjë lëvizje nuk do të ndodhë gjatë afatit kalimtar të janarit.
“Në afatin e janarit, nuk do të lëviz nga skuadra asnjë talent i yni. Ne po presim fundin e kampionatit dhe do t’i vlerësojmë ofertat më të mira për Valmir Veliun, Kastriot Selmanin dhe për të gjithë talentët e klubit tonë. Ne jemi duke prodhuar talentë të rinj, sepse fokusi ynë ka qenë gjithmonë aty ndër vite”.
Llapi aktualisht gjendet në vendin e 9-të me 17 pikë./Gazeta inFokus/

Të tjera
-
“Paska rrejtë”, Murati i reagon Ramës pasi akuzoi Qeverinë në detyrë për bllokim të buxhetit të Prishtinës
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka r...
-
Situata me zjarret merr përmasa serioze në Kosovë, sot u regjistruan 66 raste
Agjencia për Menaxhimin Emergjent (AME) ka njoftuar se situata me zjarret ka ...
-
Abdixhiku: Imri Ahmeti plus 4, sonte zyrtarizuam kandidaturën e njeriut më meritor për transformimin e Lipjanit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur përkrahjen për Imri Ahmetin s...
-
“Qe merre në telefon gjeneralin”, Lladrovci thotë se Sami Lushtaku, Mërgim Lushtaku dhe Ganimete Musliu kanë lobuar kundër tij
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë në “Rubikon”, se deputetët Mer...
-
Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se nënkryetari i Skenderajt, Sami L...
-
E konfirmon IPK-ja: Arrestohen 5 zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e saj në koordinim të v...
-
SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë
Nazim Bllaca, i njohur si dëshmitari bashkëpunues i EULEX-it në rastet e fams...
-
Bajqinovci: I kemi numrat për Kuvend
Sot u shënua edhe dështimi i 43-të i përpjekjes për konstituimin e Kuvendit t...
-
Lladrovci i përgjigjet Lushtakut: Nuk jam normal për të, s’mundet ai me ardh në Drenas me ia fut derës me këmbë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka reaguar Sami Lushtakut pasi ky e f...
-
Vdes në QKUK i riu i dytë nga vetaksidenti në Treboviq të Pejës
Ka vdekur në QKUK edhe i riu i dytë nga vetaksidenti që ndodhi më 2 korrik në...
-
Lladrovci thotë se zyrtarët e komunës së Drenasit i trajnojnë komunat tjera, përmend shembuj
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë në “Rubikon” se Kom...
-
Ky është 50 vjeçari që vdiq nga goditja e rrymës në Pejë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Gorazhdec të Pejës, ku një 50 vjeçar e...