Lajme

Bastisje nga Policia në Gjilan dhe Istog

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 11 September 2024

Policia e Kosovës ka njoftuar për kryerjen e dy bastisjeve përgjatë së hënës dhe të dielës në Gjilan dhe Istog. Të dyja këto bastisje janë bërë për armëmbajtje pa leje.

Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë së Kosovës, forcat e rendit kanë bastisur shtëpinë e një të dyshuari ën Dobërqan të Gjilanit paraditen e së hnës, ku i është gjetur një pushkë ajrore, shkruan Insajderi.

“Fsh. Dobërqan, Gjilan 09.09.2024-10:40. Njësia policore me vendim të prokurorit ka kryer bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK’së.

-Advertisement-

Ndërkaq, pasditën e së martës PK’ja ka bastisur shtëpinë e një të dyshuari në Istog, i cili ndodhet në paraburgim. Gjatë kontrollit janë sekuestruar një pistoletë, një karikator dhe 46 fishekë.

“Istog, 10.09.2024-14:55. Njësiti i hetimeve me vendim të prokurorit ka bërë bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar i cili ndodhet në paraburgim, dhe gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar; një armë/pistoletë, një karikator, dhe gjithësej 46 fishekë. Rasti në procedurë hetimore”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera