Lajme

Bastisje në tri lokacione në veri lidhur me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 11 October 2023

Policia e Kosovës është duke kryer bastisje në tri lokacione të ndryshme në veri të Kosovës, lidhur me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani.

Ai ka bërë të ditur se bastisjet po kryhen në Mitrovicë të Veriut dhe në Zveçan.

-Advertisement-

Më 24 shtator, një grup i armatosur serb sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit – komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe. Si pasojë e sulmit, mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Në aksionin pasues nga Policia, nga luftimet përreth Manastirit të Banjskës, u vranë tre sulmues, ndërsa shumica arriti të ikte.

Kosova ka fajësuar Serbinë se qëndron prapa këtij sulmi, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Milan Radoiçiq që ka qenë nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera