Sport

Basketboll, Kosova sot përballë Rumanisë

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 29 November 2018

Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll, sonte do të përballet me Rumanin, në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Eurobasket 2021.
Ndeshja do të zhvillohen në qytetin Oradea, në orën 17:00.

Në këtë grup bën pjesë edhe përfaqësuesja e Maqedonisë , e cila momentalisht është e para me dy fitore në po aq ndeshje, pasi ka mposhtur Kosovën me 13 shtator në Prishtinë me rezultat 76:73 , gjithashtu ka triumfuar edhe ndaj Rumanisë me shifrat 90:76.

Kosova pas kësaj ndeshje do të zhvilloje dhe dy të tjera, ku me 2 dhjetor do të luaj përball Maqedonisë, takim ky i cili do të luhet në Gjevgjeli , ndërsa takimin e fundit do ta zhvilloj kundër Rumanisë, me 24 shkurt 2019 në Prishtinë.

-Advertisement-

Vendi i parë do të kualifikohet direkt në kualifikimet për në Eurobasket 2021,të cilat fillojnë në nëntor të vitit të ardhshëm, ndërsa dy kombëtaret tjera do të zhvillojnë edhe një raund tjetër shtesë, i cili do te zhvillohet ne muajin gusht të vitit 2019.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera