Rozë

Bashkëshortja seksi e futbollistit e pakënaqur me jetesën në Britaninë e Madhe (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 06 October 2022

Bashkëshortja e një futbollisti të famshëm ka marrë gjithë vëmendjen e mediave britanike, pasi bëri disa komente në rrjetet e saj sociale në lidhje me jetesën në Britaninë e Madhe dhe ushqimin.

Është fjala për Sara Arfaoui, bashkëshorten e futbollistit të Manchester City, Ilkay Gundogan. 27-vjeçarja e lindur në Francë, por që ka jetuar që e vogël në Itali, është ankuar për restorantet në Manchester, ku sipas saj nuk ka një vend të mirë për të ngrënë.

Ajo shkruan në rrjetet sociale se restorantet në qytet kanë ushqim shumë të keq dhe se janë të fokusuar në bërjen e parave përmes pijeve.

-Advertisement-

Ndërsa i përgjigjet një ndjekëseje, Sara shkruan se në Manchester nuk mund të gjesh një restorant të mirë italian apo për sushi, por vetëm ushqime të ngrira.

Një deklaratë të ngjashme bëri disa muaj më parë dhe bashkëshortja e Angel Di Maria, e cila u shpreh se njerëzit në Britani ishin të ftohtë, ndërsa gratë sipas saj dukeshin si prej porcelani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera