Lajme

Bashkëshortja e policit të plἁagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja: Vrἁsësi iu buzëqeshi në fytyrë

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 19 July 2024

“Burri më ka telefonuar rreth orës 1 pa 10 minuta dhe vetëm më ka thënë: “Thirr një ambulancë, jam i plagosur. Ishte një kontroll rutinë, kanë ndalur automjetin, kanë marrë dokumentet. Vrasësi iu ka buzëqeshur në fytyrë”, nis rrëfimin për gazetën serbe “Blic” Gordana Illiq, bashkëshortja e Vjekoslav Illiqit (50), polici i cili u plagos nga të shtënat në Loznicë.

Gazetarët e “Blic” e gjetën Gordanën në shtëpinë familjare ku ajo jeton me bashkëshortin e saj. Ajo nisi të kujtojë gjithçka që ndodhi në natën fatale dhe gjithashtu tregoi se çfarë i kishte thënë bashkëshorti nga shtrati i spitalit, i cili ishte qëlluar në shpatull.

“Ka qenë një kontroll rutinë, kanë ndalur një veturë dhe kanë marrë dokumentet dhe vrasësi po i buzëqeshte në fytyrë. E pyetën se ku po shkonte, ai u përgjigj se po shkon te një shok në Sarajevë. I morën dokumentet dhe burri im ka shkuar në veturën e policisë për të kontrolluar. Derisa ishte i kthyer me shpinë, një plumb e goditi, më pas dëgjoi të shtëna të tjera, por Nikollën nuk e pa askund. Burri im u pengua mbi një shkurre dhe ra, vrasësi me siguri mendoi se kishte vdekur”, tregon gruaja e policit të plagosur

-Advertisement-

Sipas saj, Vjekoslav Illiq ka menduar se polici i vrarë Nikolla Kërsmanoviq ka arritur të arratiset.

“Ai u plagos, por filloi të qëllonte drejt vrasësit. Ai ka qëlluar katër herë, por vrasësi është larguar me vrap në drejtim të lumit Drina. Më pas ka parë Nikollën të shtrirë me plagë në kokë dhe në gjoks. Nikolla ishte i shtrirë i mbuluar me gjak. Burri im ishte i vetëdijshëm gjatë gjithë kohës”, ka thënë ajo.

Siç thotë ajo, shpejt erdhi ambulanca dhe e futi Nikollën në automjet.

“I gjithë automjeti ishte i mbuluar me gjak. Mjekët bënë të pamundurën për ta shpëtuar, por pa rezultat”, ka thënë Gordana.

Sipas saj, Nikolla Kërsmanoviq, polici i vrarë, ishte një djalë punëtor, ishte i dashuruar në punën e tij.

“Ka punuar gjatë në Beograd, vonë u shpërngul. Burri im ka edhe pesë vjet deri në pension. Herë punojnë në kufi, herë në patrullë. Ata ishin në patrullë atë natë”, përfundon ajo.

Zëvendëskryeministri serb dhe ministri i brendshëm, Ivica Daçiq, ka deklaruar se “informacionet për deklaratën e pretenduar të Artan Hajrizit se vëllai i tij i ka marrë dokumentet janë të rreme, sepse nëse vëllai i tij kishte arritur tashmë në Gjermani, pse do të kthehej në Preshevë!?”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera