Bashkëshorti i prokurores kosovare dënohet me 30 mijë euro gjobë, i akuzuar për ushtrim ndikimi
Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 25 July 2022
Është dënuar me 30.000 euro gjobë Bajram Gashi, i cili akuzohet për ushtrim ndikimi në vendimmarrjen e bashkëshortes së tij, prokurores Ervehe Gashi.
Shpallja e aktgjykimit është bërë të hënën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nga gjykatësi Vesel Ismajli, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Gjykatësi Ismajli, tha se ketë dënim i akuzuari i është obliguar që ta paguaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Po ashtu, i akuzuari Gashi është obliguar të paguajë shpenzimet gjyqësore, si dhe paushallin gjyqësor 100 euro.
Ndryshe, Gashi së bashku me Rizan Hoxhajn, i cili e kishte pranuar fajësinë, thuhet se kishin kërkuar nga Dardan Hoxhaj shumën prej 6 mijë euro, duke i premtuar se nëse do t’ua paguante ato, i akuzuari Gashi do të ushtronte ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e bashkëshortes së tij, prokurores Ervehe Gashi.
Pasi të akuzuarit Rizan Hoxhaj dhe Dardan Hoxhaj kishin lidhur marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë, i akuzuari Rizan Hoxhaj ishte dënuar me 28 mijë euro gjobë, ndërsa Dardan Hoxhaj me 5 mijë euro.
Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 13 prill 2021, thuhet se Bajram Gashi dhe Rizan Hoxhaj në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.
Ndërsa, Dardan Hoxhaj akuzohej për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431, paragrafi 2 të Kodit Penal.
Siç thuhet në aktakuzë, Bajram Gashi dhe Rizan Hoxhaj gjatë muajit korrik 2017, me qëllim të përfitimit material për vete, në zyrën e të akuzuarit Dardan Hoxhaj në rrugën “Ejup Statovci” në Komunën e Prizrenit, në mënyrë të drejtpërdrejtë kishin kërkuar nga Dardan Hoxhaj shumën prej 6 mijë euro.
Sipas prokurorisë, këtë shumë e kishin kërkuar me qëllim që i akuzuari Gashi do të ushtronte ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e bashkëshortes së tij, prokurores Ervehe Gashi e cila ishte prokurore e rastit që ishte duke u zhvilluar ndaj të akuzuarit Dardan në Prokurorinë Themelore në Prizren dhe si rrjedhojë ai nuk do të akuzohej për të gjitha veprat penale që ishte duke u hetuar.
Gjithnjë sipas aktakuzës, i pandehuri Dardan Hoxhaj, i joshur nga premtimi i të akuzuarve, gjatë muajit korrik të vitit 2017 të akuzuarit Rizan Hoxhaj fillimisht ia dorëzon shumën prej 1 mijë euro, ndërsa më 22 gusht 2017 ia dorëzon edhe shumën prej 5 mijë euro, si shpërblim për të akuzuarit për ndihmën që i kishin premtuar se do t’ia ofronin.
Ndërsa, Dardan Hoxhaj akuzohej nga prokuroria se gjatë muajit korrik dhe gusht 2017 në mënyrë dhe formë të përshkuar si më lartë ia kishte dhënë paratë në shumë prej 6 mijë euro të akuzuarit Rizan Hoxhaj për t’ia dërguar të akuzuarit Bajram Gashit njëherit bashkëshortit të prokurores Ervehe Gashi, e cila ishte prokuroja e rastit në procedurën penale që po zhvillohej kundër tij, në mënyrë që të ushtronin ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e prokurores dhe i akuzuari Dardan Hoxhaj të mos akuzohej për të gjitha veprat penale që po hetohej. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.
Të tjera
-
Vllasi: E pakuptueshme që Kosova me sjelljet e veta rrezikon pranimin në KiE
Njohësi i rrethanave politike, Azem Vllasi ka thënë se Kosova po e humb një m...
-
Specialja ua vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për va...
-
Tahiri: Një pjesë e pushtetit është verbuar skajshmërisht, tjetra vazhdon me eksperiment pas eksperimenti
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Abelard Tahiri viziton Hashim Thaçin në Hagë -jep detaje nga takimi me të
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka vizituar në Hagë i...
-
Dyshimet e Dukagjin Goranit: Kurti e Krasniqi diskutuan për t’ia shkurtuar mandatin Presidentes
Analisti Dukagjin Gorani ka hedhur dyshime se darka mes kryeministrit Albin K...
-
Propozimi i Qeverisë për të shkruar draft për Asociacionin, deklarohet Bashkimi Evropian
Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të enjten vonë se e ka “të pamundur” ta vlerë...
-
Ahmeti tallet me letrat e qeverisë: Me i mbledhë, goxha njëfarë libri del
Shpend Ahmeti është tallur me letrat që qeveritarët ia kanë dërguar ndërkombë...
-
E rëndë: Polici vr*t ish kolegen në komisariatin e policisë
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së enjtes në Anzola dell’Emilia,...
-
Spahiu: Asociacioni do t’i shërbejë Serbisë për të futur një këmbë në Kosovë
Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Avni Spah...
-
Maliqi: Perëndimi është bindur që Kosova nuk është negociatore dhe palë serioze, për Vuçiqin nuk ka fitore më të madhe
Analisti Agon Maliqi ka thënë se perëndimi është bindur që Kosova nuk ëshë ne...
-
“PDK-ja dhe VV-ja do të hyjnë në koalicion pas zgjedhjeve”
Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, tha se pas takimit të fundit në mes të ...
-
Knaus thotë se letra e treshes evropiane iu dërgua Kurtit para asaj të Gërvallës në KE
Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ka deklaruar se letra ...