Rozë

Bashkëshorti i dhuroi Cardi B këtë vilë përrallore (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 15 October 2021

Cardi B pak ditë më parë mbushi 29-vjeç dhe gjejeni pak çfarë dhurate mori?! Një vilë gjigande nga bashkëshorti i saj, reperi Offset.

Sipas videos që do të shihni më poshtë, shtëpia ka 6 dhoma gjumi, 7 tualete dhe një studio. E rrethuar nga palmat dhe pamja spektakolare e oqeanit, për Cardi-n ishte gati-gati e pabesueshme dhurata e ditëlindjes.

“Prej pak kohësh i kisha thënë atij se doja të investoja në një shtëpi më Republikën Domenikane dhe në vendet e tjera në Karaibe, por më dukej sikur s’ishte dakord me mua për të investuar një shumë të tillë parash. Epo, isha unë gabim dhe tani s’mund ta besoj këtë që po shoh. Eshtë thjesht e mrekullueshme. Jam e lumtur që ai më ka dëgjuar dhe ka menduar për idetë e mia. Të falenderoj që ke punuar me babin tim për gjithë këtë. Je burri më i rëndësishëm në jetën time dhe më bën kaq të lumtur. Mezi pres të kalojmë kohë këtu dhe të të tregoj vërtet sa e vlerësoj.”- shkruan Cardi në Instagram.

-Advertisement-

Tani mund të shijoni xhiron virtuale nëpër shtëpi!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera