Rozë

Bashkëshorten e Ermalit e zë shiu (Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 17 May 2017

Si shumë bashkëshorte të yjeve të njohura , edhe bashkëshortja e këngëtarit të njohur Ermal Fejzullahu Ariana është shumë e njohur për publikun dhe e përfolur në mediet rozë.

Ariana si duket mëngjesin e saj e ka filluar si më së miri në një ambient të bukur e plotë gjelbërim, transmeton Gazeta Express.

Ariana ka bërë të ditur për të gjithë fansat e saj se ku po e pi ajo kafen e mëngjesit.

-Advertisement-

Ajo ka postuar një video në profilin e saj në Instastory ku shihet në parkun e Gërmisë.

Por atë si duket e ka zënë shiu, pasi këtë video ajo e ka bërë teksa filloi të binte shi.

Për më shumë shikoni videon më poshtë.


Kujtojmë se Ariana dhe Ermali janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe janë prindër të tre fëmijëve shumë të bukur të cilët quhen Arti, Buna dhe Era.

Ndoshta nuk e keni ditur por çifti simpatik dëshirojnë të kenë tetë fëmijë. Këtë deklaratë e kishte dhënë në një emision televiziv pak kohë më parë babai i Ermali, këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera