Bashkëluftëtarët falënderojnë Haradinajn për pushimin në deti
Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 29 May 2018
Edhe kjo kërkesë iu plotësua.
Veteranët e UÇK-së shumë shpejtë do të udhëtojnë për në deti.
Kjo u vendos të martën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ku u miratua kërkesa e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Përmes kësaj kërkese 1,500 ish bashkëluftëtarë të kryeministrit do të shkojnë në deti ndërsa 300 të tjerë në rehabilitim në bajë.
E për këto dy ‘pushime’, Qeveria e Kosovës ka ndarë 343 mijë euro, shkruan Infokusi.com.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK, Hysni Gucati, në një prononcim dhënë Infokusit ka thënë se është i kënaqur dhe falënderon Qeverinë e Kosovës për këtë miratim.
“E kam cekur edhe më parë së besoj në punën e kryeministrit, Ramush Haradinaj për realizimin e kërkesës për rehabilitim të veteranëve. E falënderoj shumë Qeverinë dhe Institucionet që të paktën moralisht veteranëve të luftë u kanë ofruar përkrahje”, ka thënë ai.
Gucati ka thënë gjithashtu se Haradinaj ktheu kokën nga Ish ushtarët e tij
“Haradinaj si gjeneral ka kthyer kokën nga shokët dhe ushtarët e tij të luftës”, ka thënë ai.
I pari i OVL-së ka thënë gjithashtu se veç 300 mijë eurove për deri, Qeveria ka ndarë edhe 43 mijë për tjera për rehabilitim në bajt.
“Të dy kërkesat janë miratuar, për deti janë ndarë 300 mijë euro ndërsa për deti rreth 43 mijë euro”, ka thënë ai për Infokusin.
Ndërsa i pyetur për hapat që do të ndërmerren tutje dhe mënyrat e përzgjedhjes së veteranëve, ai ka thënë se kryetarët e degëve do ti caktojnë ata që kanë më shumë nevojë për rehabilitim.
“Këtë javë do të bisedoj me kryetarët e të gjitha degëve të Kosovës dhe do të filloj selektimi veteranëve. Do të përzgjidhen ata që kanë probleme shëndetësore dhe të moshës më të shtyre”, ka thënë ai.
E për procedurat pas përzgjedhjes së veteranëve, Gucati ka thënë se do ti fillojnë pasi ti marrin paratë nga Qeveria.
“Në momentin që e pranojmë vendimin dhe i marrim paratë do të fillojmë me rezervimin e hotelit”, ka përfunduar Gucati.
Kërkesa e OVL-UÇK për deti
Kohë më parë Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë kërkesë zyrës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për rehabilitimin e 1800 veteranëve.
Infokusi ka kontaktuar ditë më parë me kryetarin e OVL-së Hysni Gucatin, cili ka thënë se problemet shëndetësore dhe kushtet jo të mira materiale kanë shtyrë që ti bëhet një kërkesë e tij Qeverisë.
“Ne kemi bërë një kërkesë në zyrën e kryeministrit të Kosovës për rehabilitimin e veteranëve, i dërgojmë banjë, një pjesë të veteranëve. Numri i veteranëve që planifikojmë ti dërgojmë në banjë është rreth 300″. E 1,500 veteranë të tjerë janë për deti, kryesisht janë veteranë që nuk kanë kushte të tjera materiale dhe jetojnë me nga 170 euro”, ka thënë Gucati.
Ai ka thënë gjithashtu se shuma që ata kërkojnë nga Qeveria e Kosovës është rreth 360 mijë euro, 300 mijë për deti e 60 mijë për bajë.
“Për deti kemi planifikuar 300.000 euro ndërsa për banjë rreth 60.000 euro”, ka thënë Gucati.
E Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar kërkesën e OVL-së, duke bërë të ditur se do t’u paguaj pushimin në bregdetin e Shqipërisë, 1500 veteranëve .
Kryeministri i vendit, Ramush Hardinaj tha se ky pushim do të jetë një lloj rehabilitim për ta.
“1500 veteranë, shuma është 300 mijë euro. Kam pas bisedë me veteranët. Është shtuar numri i aksidenteve me fatalitet i vetëvrasjeve të veteraneve. Ata e kanë shpreh këtë kërkesë si ndërhyrje një lloj rehabilitimi”, ka thënë i pari i Qeverisë. (Agnesa Citaku) /INFOKUSI
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...